Dr. Musli Vërbani
NAMAZI I XHENAZES PAS VARRIMIT
Lejohet namazi i xhenazes pas varrimit edhe nëse iu është falë nga një xhematë tjetër më herët.
Ndodhë që një pjesë e farefisit dhe dashamirëve për shkak të rrethanave të ndryshme të arrijnë pasi që i vdekuri është pastruar, kefinosur dhe është varrosur. Ata mund të rreshtohen dhe mund t’ia falin namazin e xhenazes pas varrimit pasi që nuk kanë prezantuar më herët kur iu është falë namazi.
Zejd Ibn Thabiti r.a. tregon duke thënë:
“Kemi kaluar pran varreve në Bekië me Muhamedin a.s., kur e sheh një varr të ri pyeti: I kujt është ai varr”. I treguan se është i një gruaje (e cila kishte vdekur një natë më herët). Muhamedi a.s. e kishte njohur dhe thotë: Pse nuk më keni lajmëruar për vdekjen e saj?” I thanë: O i Dërguar i Allahut gjatë ditës ke qenë agjërueshëm, ndërsa gjatë natës ke pasur angazhime, prandaj nuk kemi dashur të të shqetësojmë. Muhamedi a.s. u tha:
“Mos veproni më ashtu, për çdo rast vdekje më lajmëroni që edhe unë të jem aty, sepse namazi im për të (lutja ime gjatë namazit të xhenazes për të) është mëshirë. Pastaj Muhamedi a.s. iu afrua varrit, u rreshtuam pas tij dhe tha 4 herë Allahu Ekber (transmetuesi ka pasur për qëllim me 4 tekbirat, faljen e namazit të xhenazes me 4 tekbira”.
(Transmeton Ahmedi, Nesaiju, Bejhekiu dhe Hakimi)