Dr. Musli Vërbani
Përcaktimi i papërcaktorit
Papërcaktori mbetet i papërcaktuar përderisa nuk vërehet me diçka që e përcakton atë.
Shembull:
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Pas testamentit të cilin ka porositur ose pas borxhit”.
Testamenti mund të jetë i papërcaktuar.
Testamenti mund të jetë i përcaktuar.
Në bazë të ajetit fisnik testamenti është i papërcaktuar, që do të thotë se nuk parashihet ndonjë shumë e caktuar.
Ka ardhur argumenti i cili e përcakton atë në një të tretën. E, ai argument është thënia e Pejgamberi s.a.v.s. drejtuar Sead bin Vekasit:
“Një e treta, por edhe një e treta do të ishte shumë. Më mirë është që trashëgimtarët t’i lësh të pasur, se sa t’i lësh të varfër e duke lypur lëmoshë”.
Nëse vjen ndonjë argument i cili e përcakton papërcaktorin, atëherë papërcaktori përcaktohet.