Dr. Musli Vërbani
Ligji i papërcaktorit
Papërcaktori është i papërcaktuar përderisa nuk vjen ndonjë argument i cili e përcakton atë, dhe kjo kur papërcaktori vjen në një vend, nuk vjen përcaktori në ndonjë vend tjetër.
Fjala “rob” është fjalë specifike.
Fjala “rob” është fjalë specifike e papërcaktuar.
Fjala “rob” mund të jetë “rob besimtar” por
fjala “rob mund të jetë edhe “rob pabesimtar”.
Shembull:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar në kompensimin e përbetimit:
“ose lirimin e një robi”.
Kur të thuhet fjala “rob” tregon se lejohet të lirohet:
edhe robi besimtar,
edhe robi pabesimtar.
Lirimi i robit ka ardhur në formën e urdhërorit.
Shembull:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar për gratë me të cilat është e ndaluar martesa, Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“dhe janë (të ndaluara) nënat e grave tuaja”.
Ky ajet tregon për ndalesën e nënës së gruas, që nga momenti i aktit të kurorëzimit me bijën e saj, pa marrë parasysh a kontakton me të apo jo.
Ajeti është i papërcaktuar dhe veprohet në mënyrë të papërcaktuar.
E papërcaktuara mbetet e papërcaktuar ndërsa e përcaktuara përcaktohet, siç është rasti në thënien e Zotit të Lartmadhëruar, kur i sqaron të ndaluarat:
“…Dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt
Kushtëzimi i kontaktimit me gruan
Nuk ndalohet vajza e gruas (me burrë tjetër), por ndalohet vetëm nëse kontaktohet seksualisht me atë grua, pra me nënën e saj.
Nënat e grave ndalohen pa marrë parasysh a kontaktohet intimisht me to apo nuk kontaktohet intimisht me to.
Vajzat e grave ndalohen vetëm nëse pas martesës bëhet kontaktimi me to.