Dr. Musli Vërbani
Llojet e përgjithësuesit
Fjala përgjithësuese është tri llojesh:
- Përgjithësuesi i cili kategorikisht nuk lejon specifikimin,
- përgjithësuesi i cili kategorikisht kërkon specifikim, dhe
- përgjithësuesi asnjanës (përgjithësuesi i cili as nuk e kërkon kategorikisht të specifikohet dhe as nuk e ndalon të specifikohet).
- Përgjithësuesi i cili ka për qëllim përgjithësimin në formë të prerë.
Përgjithësuesi i cili ka për qëllim përgjithësimin në formë të prerë përfshin të gjitha elementet, kjo nënkupton se ky përgjithësues nuk lejon të specifikohet.
Shembull:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe nuk ka gjallesë në tokë e që nuk e ka prej Allahut furnizimin e saj”.
Ajeti ka zbritur në mënyrë të përgjithshme dhe nuk lejon specifikim.
- Përgjithësuesi që ka për qëllim specifikimin në formë të prerë.
Ky lloj përgjithësuesi ka elemente që mohojnë, që ai të mbetet gjithmonë në përgjithësimin e tij.
Shembull:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Allahu ka obliguar njerëzit, ata që kanë mundësi t’i përballojnë rrugës, ta vizitojnë dhe ta kryejnë haxhin në shtëpinë (e Tij)”.
Ky është përgjithësimi i specifikuar për të ngarkuarit, sepse logjika e pranon se në fjalën “njerëz” bëjnë pjesë fëmijët dhe të çmendurit.
Nga fjala “njerëz” e këtij ajeti përjashtohen fëmijët dhe të çmendurit.
Fëmijët dhe njerëzit e çmendur nuk e kanë për obligim haxhin.
- Përgjithësuesi asnjanës.
Përgjithësuesi asnjanës është përgjithësuesi që nuk ka element as për përgjithësimin e tij dhe nuk ka element as për specifikimin e tij.
Tregueshmëria e këtij përgjithësuesi është në formë të prerë përderisa nuk specifikohet.
Kur themi se tregueshmëria e këtij përgjithësuesi është në formë të prerë përderisa nuk specifikohet atëherë për atë pjesë tregueshmëria është jo e sigurt.
Argument:
Përdorimi i përgjithësuesit është për përgjithësim, kështu që përderisa nuk paraqitet ndonjë argument për specifikimin e përgjithësuesit, përgjithësimi është domosdoshmëri.
Mundësia e specifikimit është mundësi ose ajo që nuk e ka burimin nga vetë argumenti, por që përgjithësimi nuk është i patjetërsueshëm, sikurse nuk mund të ndikojë asnjë alegori me “fjalën specifike” që të jetë i prerë.
Sehabet e kanë kuptuar përgjithësuesin nëpërmjet teksteve kur’anore. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Prostitutën dhe lapërdharin shkopojeni, çdonjërin prej tyre, me nga njëqind të rëna.”
Ajeti në mënyrë të prerë përfshin çdo prostitut/e.
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Ata të cilët prej juve vdesin, dhe lënë gra, gratë e tyre le të presin katër muaj e dhjetë ditë.”
Ajeti në mënyrë të prerë përfshin çdo grua së cilës i vdes burri.