Specifikimi i përgjithësuesit

Dr. Musli Vërbani


 

Specifikimi i përgjithësuesit

 

Lejohet specifikimi i përgjithësuesit me argument, që do të thotë: ndryshimi nga e përgjithshmja, nëse dëshirohet të shkëputen disa njësi.

 

Përgjithësuesi specifikohet mirëpo kushtëzohet që argumenti i cili specifikon përgjithësuesin të jetë i një rangu me përgjithësuesin dhe i pavarur nga fjala, (apo që të jetë i një rangu me përgjithësuesin dhe i pavarur).

 

Specifikimi i përgjithësuesit është përkufizimi i fjalës në disa njësi ose ndryshimi i përgjithësuesit nga përgjithshmëria e tij dhe marrja e disa njësive prej tij.

Kjo në Kur’an ndodh shumë herë. Si për Shembull:

Përkufizimi i obligueshmërisë së haxhit në fjalën “njerëz”:

Fjala njerëz përfshin:

– njerëzit e mençur (jo të çmendur),

– njerëz të rriturit (dhe jo të vegjlit).

 

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

 “Allahu ka obliguar njerëzit, ata që kanë mundësi ta përballojnë rrugën, ta vizitojnë dhe ta kryejnë haxhin në shtëpinë (e Tij)”.

Njerëzit e çmendur dhe fëmijët nuk e kanë për obligim kryerjen e haxhit.

Shembull tjetër:

Në bazë të ajeteve të trashëgimisë, fëmijët janë trashëgimtarë të prindërve të tyre, mirëpo është bërë specifikimi dhe prej pejgamberëve nuk trashëgojnë fëmijët e tyre.

Në bazë të ajeteve të trashëgimisë trashëgimtarët tjerë përpos fëmijëve kanë të drejtë trashëgimie, mirëpo është bërë specifikimi dhe prej pejgamberëve nuk trashëgojnë trashëgimtarët tjerë.

Muhamedi a.s. ka thënë:

“Ne, Pejgamberët nuk trashëgohemi, çdo gjë që e lëmë pas është sadaka.”

 Ka dallim në mes të specifikimit dhe shfuqizimit,

dallimi qëndron në atë se:

– shfuqizimi është anulim i ligjit të mëparshëm dhe vendosje e një ligji tjetër me argument sheriativ të mëvonshëm.

– specifikimi është të sqaruarit se nga përgjithësuesi shkëputen vetëm disa njësi.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s