Argumentet nga Kurani, nga Ixhmai i sehabeve dhe argumenti logjik

Dr. Musli Vërbani

 

Argumentet nga Kurani, nga Ixhmai i sehabeve dhe argumenti logjik

 

  1. Argument nga Kur’ani:

 

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Dhe nuk e ka çmuar (besuar) Allahun ashtu siç e meriton të çmohet (besohet), kur kanë thënë: Nuk i ka zbritur njeriut asgjë. Thuaj: Kush e ka zbritur librin, i cili i ka ardhur Musait, dritë dhe udhëzim për njerëzit”.

 

Fjala “njeriu” dhe “asgjë” tregojnë përgjithësim dhe gjithëpërfshirje, nga shkaku se është dhënë kundërpërgjigjja ndaj tyre, se libri i ka zbritur Musaut.

 

  1. Ixhmai i sehabeve dhe i gjuhëtarëve

 

Është arritur Ixhmai i sehabeve dhe i gjuhëtarëve se në fjalorin e Kur’anit dhe sunetit është përdorur përgjithësimi, përderisa nuk është sjellë ndonjë argument për specifikimin e tij.

Sehabet janë argumentuar me përgjithësuesin e shumësit shtesë me rastin për trashëgiminë e Fatimes r.a. prej Pejgamberit s.a.v.s.

Fatimja r.a. ka dashur ta trashëgoj parcelën e tokës së njohur të ashtuquajtur “Fedele vel Avalij”,

Fatimja r.a. është argumentuar me ajetin Kur’anor:

“Ju obligon Allahu (trashëgiminë) për fëmijët tuaj”.

Ebu Bekri Sidiki i është kundërpërgjigjur Fatimes r.a. se nuk ka të drejtë të trashëgoj dhe është argumentuar me hadithin e Muhamedit a.s.:

“Ne pejgamberët nuk trashëgohemi, çka lëmë prej pasurisë, jepet sadaka”.

 

  1. Argumenti logjik

 

Vetë përgjithësuesi bën që mendja ta pranojë formën e përgjithësuesit. E kjo është argument se praktikisht përdoret për përgjithësim.

Nëse zotëriu i thotë shërbëtorit: Çdokujt që hyn në shtëpinë time jepja një dërhem.

Shërbëtori nuk e zbaton urdhrin përderisa nuk i jep çdokujt që hyn në shtëpi.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s