Ligji i përcaktorit

Dr. Musli Vërbani

Ligji i përcaktorit

 

Veprohet me përcaktorin, ashtu siç është përcaktuar, përderisa nuk tregon ndonjë tregues për eliminimin e atij përcaktori dhe atëherë zëvendësohet me përcaktorin, i cili vjen pas tij.

 

Shembull:

Në kompensimin e “Dhiharit”:

“Dhe kush nuk gjen, (ai e ka obligim) agjërimin dy muaj rresht (pandërprerë), para se të kontaktojë”.

 

Fjala “dy muaj” është e papërcaktuar.

Fjala “dy muaj rresht” është fjalë e përcaktuar.

 

Agjërimi ka ardhur i përcaktuar me “dy muaj rresht dhe pandërprerë” dhe atë para se të bëhet kontaktimi seksual me gruan me të cilën ka bërë “dhiharë”.

Kështu duhet vepruar me këto dy përcaktime.

Nuk pranohet dhe nuk lejohet kompensimi i Dhiharit duke agjëruar me ndërprerje.

Nuk pranohet dhe nuk lejohet agjërimi pas kontaktimit me gruan, edhe nëse ai agjërim i pas kontaktimit, bëhet i pandërprerë.

 

Shembull tjetër:

E papërcaktuara mbetet e papërcaktuar ndërsa e përcaktuara përcaktohet siç është rasti në thënien e Zotit të Lartmadhëruar, kur i sqaron të ndaluarat:

“…Dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt…”.

Kushtëzimi është kontaktimi me gruan.

Nuk ndalohet vajza e gruas (me burrë tjetër), përveç nëse kontaktohet seksualisht me atë grua, pra me nënën e saj.

 

Pjesa e ajetit për gratë me të cilat është e ndaluar martesa. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“dhe janë (të ndaluara) nënat e grave tuaja”.

 

Ky ajet tregon për ndalesën e nënës së gruas, që nga momenti i aktit të kurorëzimit me bijën e saj, pa marrë parasysh a kontakton me të apo jo.

Ajeti është i papërcaktuar dhe veprohet në mënyrë të papërcaktuar.

 

Nënat e grave ndalohen pa marrë parasysh a kontaktohet intimisht me to apo nuk kontaktohet intimisht me to.

Vajzat e grave ndalohen vetëm nëse pas martesës bëhet kontaktimi me to.

 

Përfundim:

Veprohet me të përcaktuarën si përcaktor përderisa nuk vërehet eliminimi i atij përcaktori.

Nuk lejohet të kalohet në të papërcaktuarën përderisa nuk vërtetohet me një argument, i cili tregon mosveprim me atë përcaktor.

 

Shembull tjetër:

Fjala “gjak” është fjalë e papërcaktuar.

Fjala “gjak rrjedhës” është fjalë e përcaktuar.

 

Ndalesa e gjakut rrjedhës në ajetin kur’anor:

“Edhe nëse është cofëtinë ose gjak rrjedhës”.

Gjak i ndaluar përcaktues është “gjaku rrjedhës”.

“Gjaku jorrjedhës” i mushkërive nuk është i ndaluar.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s