Dr. Musli Vërbani
Të barturit e të papërcaktuarës në të përcaktuar
(Haml mutlak alel mukajid)
Të barturit (konvertimi) e të papërcaktuarës në të përcaktuar do të thotë:
– sqarimi i të papërcaktuarës me përcaktor ose
– përcaktimi i përcaktorit në përcaktor.
Agjërimi mund të bëhet tri ditë rresht pa shkëputje dhe
agjërimi mund të bëhet ndaras me shkëputje.
Kur Ligjvënësi kërkon agjërimin e “tri ditëve” për atë që nuk ka mundësi ta kompensojë përbetimin e papërcaktuar rresht, pastaj vjen një argument tjetër dhe e përcakton këtë kompensim me agjërim rresht, atëherë bëhet bartja (konvertimi) e të papërcaktuarës në të përcaktuarën dhe e bëjmë obligim agjërimin rresht.
Dijetarët janë pajtuar se lejohet bartja e të papërcaktuarës në të përcaktuarën, mirëpo nuk janë pajtuar se në cilat raste është e lejuar që të bëhet kjo:
Nëse papërcaktori dhe përcaktori paraqiten në dy tekste, atëherë papërcaktori dhe përcaktori:
ose janë në shkakun e ligjit,
ose në vet ligjin.
Rasti i parë:
Nëse papërcaktori dhe përcaktori janë në shkakun e ligjit.
Në këtë rast nuk bartet (nuk konvertohet) papërcaktori në përcaktorin, por me secilin rregull (tekst) veprohet veç e veç.
Shembull:
Hadithi i ibni Umerit: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka bërë obligim zekatul fitrin për Ramazan një saa prej hurmave ose një saa prej elbit për robin e të lirin, mashkullin dhe femrën, të voglin e të madhin prej muslimanëve”.
Në një transmetim tjetër nuk është përmendur “prej muslimanëve”.
Ligji i të dy teksteve është i njëjtë: obligueshmëria e zekatul fitrit, mirëpo edhe papërcaktori edhe përcaktori janë në të njëjtin shkak të ligjit. E, ai shkak është personi i cili përkujdeset për atë që duhet dhënë zekatul fitrin, pasi që:
– në njërin transmetim është i përcaktuar që të jetë “prej muslimanëve”,
– në transmetimin tjetër është i papërcaktuar.
Në këto raste nuk bartet (nuk konvertohet) papërcaktori në përcaktorin, por veprohet me të dy rastet, dhe është obligim për muslimanin dhënia e zekatul fitrit për çdo person për të cilin përkujdeset, pa marrë parasysh a është musliman a jomusliman.
Veprohet me përcaktor në tekstin e parë dhe me papërcaktor në tekstin e dytë.
Përcaktori mund të jetë shkaktar, atëherë bëhet bartja (konvertimi) e papërcaktorit në përcaktor, e kjo bëhet atëherë kur ka kundërthënie në mes tyre.
Nëse papërcaktori dhe përcaktori janë të një shkaku të ligjit, nuk ka kundërthënie mes tyre, pasi që është e mundur të veprohet me secilin rast prej tyre në vendin e vet. Dihet se lejohet që për një çështje të ketë shkaqe të shumta, si p.sh.:
Bartja e pronësimit mund të bëhet nëpërmjet shitblerjes.
Bartja e pronësimit mund të bëhet nëpërmjet dhuratës.
Bartja e pronësimit mund të bëhet nëpërmjet testamentit.
Bartja e pronësimit mund të bëhet nëpërmjet trashëgimit, dhe
bartja e pronësimit mund të bëhet nëpërmjet gjallërimit të tokës, etj.
Shembull tjetër:
Fjala e papërcaktuar për bagëtinë e deleve, dhe
fjala e përcaktuar për bagëtinë që kullotet në fushë.
Në një hadithë thuhet:
“Sa i përket zekatit të deleve që kulloten në fushë, nëse janë dyzetë dele (në kullosë), një dele jepet zekat.”
Në një hadithë tjetër thuhet:
“Në çdo dyzet dele, një dele jepet zekat.”
Shkaku është i njëjtë, obligueshmëria e zekatit të deleve, i cili numër është specifikuar për delet.
Papërcaktori bartet (konvertohet) në përcaktor.
Është obligim zekati i deleve që kulloten në fushë, e jo i atyre që u jepet ushqim vetëm në ahur.
Nuk është obligim zekati i deleve që u jepet ushqim vetëm në ahur.
Rasti i dytë:
Që të jenë edhe papërcaktori edhe përcaktori i të të njëjtit ligj.
Të këtij lloji janë katër forma, sepse:
– ose mund të unifikohet ligji,
– ose nuk mund të unifikohet ligji.
Në të dy rastet:
– ose mund të unifikohet shkaku,
– ose nuk mund të unifikohet shkaku.
- Kur papërcaktori dhe përcaktori janë të bashkuar në ligj dhe në shkak.
- Kur papërcaktori dhe përcaktori ndryshojnë në ligj dhe shkak.
- Kur papërcaktori dhe përcaktori ndryshojnë në ligj, ndërsa shkaku është i njëjtë.
- Kur papërcaktori dhe përcaktori e kanë ligjin e njëjtë, por i kanë shkaqet të ndryshme.