Dr. Musli Vërbani
Fjalët treguese të përgjithësuesit
Përgjithësuesi i ka shprehjet të cilat tregojnë për të, e ato janë:
- Fjalët në shumës. Shembull:
“çdo” ,
“O ju grup”,
“të gjithë”, “në përgjithësi”, e të ngjashme.
Shembull:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Çdo njeri, për atë çka ka fituar, është i zënë peng.”,
Shembull:
“A mos po thonë, ne të gjithë jemi ngadhënjimtarë.”
Shembull tjetër, thënia e Pejgamberit s.a.v.s.:
“Ne grupi i pejgamberëve nuk trashëgohemi”.
- Shumësi i shquar me “El-in shques”, i cili tregon gjithëpërfshirjen ose shquarsinë shtesë.
Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Veç kanë shpëtuar besimtarët!”,
Fjala besimtarët është fjalë me “el-in” shques dhe tregon përgjithësimin dhe gjthëpërfshirjen e të gjithë besimtarëve.
“Vërtet muslimanët dhe muslimanet.”,
Fjala muslimanët është fjalë me “el-in” shques dhe tregon përgjithësimin dhe gjthëpërfshirjen e të gjithë muslimanëve.
Fjalët me nyjën shquese (me “el-in” shques) tregojnë për përgjithësuesin, pa marrë parasysh a është shumësi i drejtë i gjinisë mashkullore apo shumësi i zhdrejtë.
Argumenti
Argumenti është ixhmai i sehabeve.
Sehabet janë dakorduar se shumësi tregon përgjithësimin.
Sehabet e kanë kuptuar përgjithësuesin nëpërmjet kësaj forme atëherë kur ensarët iu kanë përgjigjur muhaxhirëve në sekife të Beni Saidetit dhe kanë thënë: “Ne kemi prijësin dhe ju keni prijësin”, e muhaxhirët kanë thënë thënien e Pejgamberit s.a.v.s. “prijësit janë prej kurejshitëve”.
Ky argumentim vlen kështu përderisa shumësi nuk ka argument se “Elifi” dhe “Lami” nuk janë për specifikim, siç është rasti ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Ata të cilët u thonë njerëzve, vërtetë njerëzit janë tubuar kundër juve, pra frikësojuni atyre”.
Fjala “njerëz” ka për qëllim: Neim Bin Mesudin el Sihaijun.
Fjala “njerëz” në të dytën herë ka për qëllim “Ebu Sufjanin dhe grupin e tij.”
Shumësi i cili kuptohet me ndonjë shenjë plotësuese, siç është rasti i thënies së Zotit të Lartmadhëruar:
“Allahu ju obligon juve për fëmijët tuaj”.
Tregohet përgjithësuesi, ngase argument për këtë është përjashtimi i shumësit shtesë, siç është edhe fjala e Zotit të Lartmadhëruar:
“Vërtet, sa i përket robërve të mi, mbi ta nuk do të kesh fuqi përpos prej atyre kriminelëve që të pasojnë ty”.
Përjashtimi nga përgjithësimi është shumësi i pashquar.
- Shumësi i pashquar.
Shumësi i pashquar: është shumësi i cili përdoret për shumë persona të papërkufizuar me një fjalë e pa përfshirje.
Në shumësin e pashquar kushtëzohen tri kushte:
Kushti i parë:
Që fjala të jetë njëkuptimëshe, për të mos u konsideruar kuptimi i dytë. Shembull: “Burrat”.
Zoti i Lartmadhëruar thotë :
“E madhërojnë Atë në të ditë e natë burrat”.
Fjala “burrat” është shumës i pashquar.
Fjalët “muslimanët”, “populli”, e të ngjashme janë shumës i pashquar.
Kushti i dytë:
Të jetë shumës i pashquar pa ndonjë element tregues i cili nuk tregon përgjithësuesin, sepse është e mundur që të ketë kuptimin e çdo lloji të llojeve të atij numri si njëjësi dhe ndonjë i pashquar.
Nëse thuhet: U ngritën “burrat” asnjëri nuk mund të kuptojë se qëllimi është se është ngritur çdonjëri prej burrave.
Kushti i tretë:
Të jetë shumës i pashquar i cili nuk përfshin të gjithë individët, por përfshin disa prej tyre.