Dr. Musli Vërbani
Çka është e obliguar në mehr
Mehri është obligim që nga momenti i aktit të vlefshëm.
Baza ligjore është në parashtresën “b” në thënien e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe u është e lejuar çka është pas kësaj për juve që të kërkoni për pasurinë tuaj”.
Parashtresa “b” është fjalë specifike.
Gjuhësisht kuptimi i saj është bashkëngjitja.
Kjo tregon në mënyrë të prerë se kërkesa në aktin e vlefshëm është e pamundshme, sepse obligueshmëria e fjalës specifike është e prerë dhe assesi nuk lejohet të anashkalohet.
Nga kjo rezulton se autorizimi (kur gruaja, e cila e ka kujdestarin e saj, që ta martojë atë pa e emëruar mehrin), nëse asaj i vdes burri, para kontaktit dhe pa u pajtuar me shumën e mehrit është obligim mehri i ngjashmërisë (mehrul mithli), pasi që akti është bërë pa u përcaktuar shuma ose vlera e pasurisë, e nuk është i vlefshëm akti pa të.
Shembull: Thënia: “Kadiu vrau kriminelin”.
Në këtë rast është e mundur që kadiu ka gjykuar për vdekje, e kjo është mbështetur në argument, e argumenti është se detyra e kadiut është gjykimi, e jo ekzekutimi (vrasja e drejtpërdrejtë) i gjykimit.