Dallimi në mes të përgjithësuesve

Dr. Musli Vërbani


 

Dallimi në mes të përgjithësuesve

 

Dallimi në mes të llojeve të përgjithësuesve ekziston në perceptimin e faktorëve:

– Përgjithësuesi, i cili ka për qëllim përgjithësimin, posedon faktorin i cili tregon vetëm përgjithësimin e tij.

– Përgjithësuesi, i cili ka për qëllim specifikimin, posedon faktorin i cili tregon se ka për qëllim specifikimin e tij.

– Përgjithësuesi asnjanës është ai, i cili është i zhveshur prej faktorëve, që tregon specifikimin ose përgjithësimin e përgjithmonshëm.

 

Dallimi në mes të përgjithësuesit specifikues dhe përgjithësuesit i cili ka për qëllim specifikimin

 

Dallimi në mes të përgjithësuesit specifikues dhe përgjithësuesit i cili ka për qëllim specifikimin, është se:

Përgjithësuesi specifikues është më i përgjithshëm se përgjithësuesi i cili ka për qëllim specifikimin.

E përgjithshmja specifikuese ka qëllim më të gjerë nga ajo çka nuk ka qëllim më pak.

 

Ajo çka ka për qëllim specifikimin është që ka për qëllim më pak specifikimin, e më shumë jo specifikimin. Ligjëruesi nëse ka për qëllim të parën, e tregon atë çka tregon përgjithësimin, e tek pastaj i nxjerr (përjashton) prej atyre që i tregon fjala, pa marrë parasysh a është përgjithësues apo specifikues, e nuk është përgjithësues që ka për qëllim specifikimin. Shembull:

Janë ngritur njerëzit.

Nëse ka pasur për qëllim të tregojë p.sh. ngritjen e Zejdit, e jo të dikujt tjetër, ky është përgjithësues që ka për qëllim specifikimin.

Nëse ka për qëllim ngritjen e vet Zejdit, ky është përgjithësues specifikues.

 

 

 

 

 

Dallim tjetër në mes të përgjithësuesve

 

Përgjithësuesi i cili ka për qëllim specifikimin, ka nevojë për argumentimin kuptimor, i cili nuk lejon që të nënkuptohen që të gjithë, por që përkufizon dhe i dallon disa.

 

Përgjithësuesi specifikues ka nevojë për specifikimin me fjalë, në të shumtën e rasteve, ashtu siç është specifikimi i kushtit, përjashtimit dhe qëllimit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s