Dr. Musli Vërbani
Trajta e pashquar në kontekstin e mohimit, ndalimit apo kushtit
- Trajta e pashquar në kontekstin e mohimit.
E pashquara në kontekstin e mohimit tregon përgjithësimin dhe përmbledhjen e njësive.
Shembull i të pashquarës mohuese:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Nuk ka dhunë në fe”.
Thënia e Pejgamberit s.a.v.s.: “Nuk ka testament për trashëgimtarin.”
Hadithi përfshin çdo testament, pasi që në këtë formë ka ardhur ndalesa, përpos nëse e lejojnë trashëgimtarët, siç tregohet në disa transmetime.
Nëse trajta është trajtë e pashquar në formën e pohimit, nuk ka përgjithësim, pos nëse ka ndonjë argument shtesë.
- Trajta e pashquar në kontekstin e ndalimit.
Trajta e pashquar në kontekstin e ndalimit tregon përgjithësimin dhe përmbledhjen e njësive.
Shembull i të pashquarës së ndalimit:
“Dhe mos ia fal (namazin e xhenazes) asnjërit prej tyre kurrë”.
Ajeti i përgjithëson të gjithë hipokritët, pasi që ka ardhur fjala (asnjërit prej tyre) në formën e ndalesës.
- Trajta e pashquar në kontekstin kushtit.
Trajta e pashquar në kontekstin kushtit tregon përgjithësimin dhe përmbledhjen e njësive.
Shembulli i të pashquarës së kushtit:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Nëse ju vjen ndonjë mëkatar (fasik) me ndonjë lajm, sqarojeni dhe vërtetoni”.
Fjala “fasik-mëkatar” tregon përgjithësimin, pasi që ka ardhur në formën kushtëzuese.
- Përemrat: Shembull: “Çka”, “kush”, “cili”, “ata”, “të cilët”.
Siç është rasti te thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe është e lejuar për juve çka të jetë përpos kësaj”.
Përemri “çka” tregon për përgjithësim.
“Dhe çka ka prej gjallesave në tokë, furnizimi i tyre është vetëm prej Allahut.”,
“Allahut i bien në sexhde çdokush në qiej dhe çka ka në tokë.”
“Vërtet ata të cilët hanë pasurinë e jetimëve me padrejtësi, vërtet ata kanë ngrënë për barkun e tyre zjarr.”,
“Dhe ato të cilat nuk kanë shpresë për menstruacion nga gratë e juaja”.
- Kushtori:
Shembull: “kush”, “çka”, “cili”, “kudo”.
Siç është rasti ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe kush nga ju prezanton në këtë muaj, le të agjërojë.”,
“Dhe çka do që të shpenzoni prej të mirave, do t’ju kompensohet juve.”,
“Me cilin emër e thirrni Atë, Atij i takojnë emrat e bukur.”,
“Kudo që të jeni do t’ju kapë vdekja.”
- Pyetësja:
Shembull: “Kush”, “Çka”, “Kur”, “Ku”.
Shembuj të përgjithësuesit me pyetësor:
Ajetet në Kur’an ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Kush veproi kështu me zotat tanë o Ibrahim?”,
“Çka ka dashur Allahu me këtë shembull?”,
“Kur do të jetë ndihma e Allahut”,
“Kudo që të jeni e luteni përpos Allahut, a?”