Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"
Suret mekase
Dijetarët u kanë kushtuar rëndësi të posaçme dallimit ndërmjet sureve Mekase dhe Medinase, për këtë arsye edhe i kanë treguar veçantitë e secilit grup.
Veçantitë e sureve Mekase janë:
- Çdo sure e cila ka sexhde është sure Mekase.
- Çdo sure e cila e ka fjalën “KEL-LA” (Kurrsesi jo) është sure Mekase.
– Fjala “KEL-LA” (Kurrsesi jo) është përsëritur 33 herë.
- Çdo sure e cila ka ajetet “JA EJ-JUHEN-NAS” (O ju njerëz) është sure mekase.
– Përjashtim bën vetëm sureja “Haxh”.
- Çdo sure e cila rrëfen për pejgamberët është sure Mekase.
– Përjashtim bën vetëm sureja “Bekare”.
- Çdo sure e cila rrëfen për Ademin a.s. dhe Iblisin është sure
Mekase.
– Përjashtim bën vetëm sureja Bekare.
Çdo sure e cila fillon me shkronja të cilat janë simbole të sures (p.sh. ELIF LAM MIM) është sure Mekase.
Suret e Mekës kryesisht janë të shkurtra për këtë arsye edhe në Meke kanë arritur të zbriten 82 sure.
Për 12 sure dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme, sepse Muhemedit a.s. i kanë zbritur sure edhe në udhëtim siç është rasti i suretul ENFAL, suretu FET-H, suretul-HAXH.