Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"
Suret medinase
Edhe suret Medinase i kanë veçantitë, e ato janë:
- Çdo sure e cila tregon farzet është Medinase.
- Çdo sure e cila tregon për munafikët është Medinase.
- Çdo sure e cila polemizon dhe diskuton me pasuesit e librit (EHLIL-KITABËT) është Medinase.
Pra nga këto veçanti kuptojmë se në suret Medinase rrahen tematikat të cilat vijojnë:
– Farzet e Allahut në Ibadete.
– Farzet e Allahut në veprimet e jetës së përditshme, si:
– Rregullat e familjes
– Trashëgimia
– Lidhjet farefisnore
– Të drejtat shoqërore
– Vlerat e xhihadit etj.
– Komunikimi dhe dialogu me krishterët, katolikët, jehuditë dhe thirrja në Islam për t’u treguar atyre deformimet të cilat i kanë bërë në librat e tyre.
– Zbulimi i dyfytyrëshave-munafikëve të cilët e kanë pranuar islamin jo me sinqeritet, por e kanë pranua islamin sipërfaqësisht, vetëm e vetëm për të njollosur dhe shpifur për të. Ndërsa Kur’ani tregon rrezikun e tyre dhe format dhe mënyrat si të dallohen dhe si të ruhemi prej tyre.
– Suret e Medinës janë kryesisht të gjata she janë 20 sure.
12 sure kanë zbritur edhe në Meke edhe në Medine.