Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"
Përmbledhja e Kur’anit
Gjatë kohës së Muhamedit a.s. Kur’anin e kanë shkruar prej banorëve të Mekës derisa ishte në Meke dhe prej banorëve të Medinës derisa ishte në Medine.
Prej shkruesve të Kur’anit në Meke janë:
Ebu Bekri Sidiki,
Othman bin Afan,
Omer bin Hatabi,
Alij bin Ebi Talibi dhe
Zubejr bin el Avam, redijellahu anhum.
Prej shkruesve të Kur’anit në Medine janë:
Zejd bin Thabit,
Halid bin Velidi
Abdullah bin Revaha dhe
Ubej bin Keab, redijellahu anhum.
Muhamedi a.s. i ka pasur shkruesit e Kur’anit të cilët i ka emërua dhe i ka caktua me i shkrua ajetet dhe suret e Kur’anit.
Xhibrili e mësonte Muhamedin a.s. që ajetet t’i vendoste në vende të caktuara dhe t’i radhitë në vende të caktuara.
Në kohën e Ebu Bekri Sidikit i tërë Kur’ani është përmbledhur në mus-haf të cilin e ka ruajtur Ebu Bekri, dhe pas vdekjes së tij e ka marrë atë mus-haf Omeri r.a., dhe pasi ka vdekur ka kaluar mus-hafi tek Hafsa e bija e Omerit, derisa prej saj e ka marrë mus-hafin Othmani r.a. i cili e ka shumëzuar dhe e ka shpërndarë nëpër kryeqendrat Islame.