Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"
Suret dhe ajetet e fundit
Pas njëzet e tre viteve të zbritjes së Kur’anit, Muhamedit a.s. dhe muslimanëve në Haxhin Lamtumirës u zbret ajeti Kur’anor:
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe …”. (EL-MAIDE, 3)
Nga ky ajet është kuptuar se Kur’ani është kompletuar dhe është afruar përfundimi i zbritjes së tij. Pra, prej ajeteve të fundit të zbritjes së Kur’anit është ky ajet, ndërsa si sure e plotë e fundit është sureja FET-H (sureja e çlirimit):
IDHA XHAE NESRULLAHI VEL FET-H.
VE REEJTEN-NASE JED’HULUNE FI DINILAHI EFVAXHA.
FE SEBIH BI HAMDI RABIKE VES-TEGFIRH IN-NEHU KANE TEVABA.
(EL FET-H, 1-3)