Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"
Mrekullia e Kur’anit
Mrekullitë mbinatyrore ndahen në dy lloje:
- Mrekullitë shqisore, siç janë: të pamurit, të prekurit etj.
- Mrekullitë logjike.
Prej mrekullive shqisore janë: Shkopi i Musait a.s., shërimi i të verbërve prej Isat a.s. dhe Deveja e Salihut a.s.
Prej mrekullive logjike është Kur’ani i cili është mrekulli deri në ditën e Kijametiti.
Kur’ani është mrekulli logjike, për t’i përmendur mrekullitë e Kur’anit nuk mjafton edhe po të shkruanin të gjitha lapsat e botës, por edhe sikur të ishin lapsa të gjitha lisat e botës, po edhe sikur të ishin të gjitha detërat e botës ngjyrë. Por ne vetëm do t’i ndajmë muëxhizet e Kur’anit si vijon:
- Mrekullia gjuhësore e Kur’anit.
- Mrekullia e gjërave sekrete të Kur’anit (të botës tjetër).
- Mrekullia juridike e Kur’anit dhe
- Mrekullia shkencore e Kur’anit.