Qëllimi i zbritjes së Kur’anit
Qëllimi kryesor i zbritjes së Kur’anit është:
E para:
Që të jetë mrekulli mbinjerëzore e cila të vërtetojë pejgamberinë e Muhamedit a.s. dhe transmetimin e misionit të Zotit të Madhëruar.
E dyta:
Që të jetë burim i udhëzimit dhe drejtimit në rrugë të drejtë dhe burim kryesor i sheriatit islam që për çdo çështje të kthehemi te ai. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Pasoni (bazohuni) atë çka ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos pasoni tjetër dashamir përpos Tij”. (EL-EARAF, 3)
E treta:
Qëllimi i Kur’anit ka qenë që të zhdukë fanatizmin dhe racizmin e injorancës. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“O ju njerëz, Ne ju kemi krijuar prej një mashkulli dhe prej një femre dhe ju kemi bërë në popuj dhe fise që të njiheni, ndërsa padyshim më fisniku prej juve tek Allahu është më i devotshmi”. (EL-HUXHURATË, 13)