Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"
Temat e Kur’anit
Kur’ani përfshin sistemin dhe organizimin e Islamit, rregullat e posaçme që kanë lidhje me fenë Islame dhe jetën në përgjithësi.
Nuk ka asnjë çështje e cila të ekzistojë e të cilën Kur’ani, për së afërmi, apo për së largu, të mos e ketë zbuluar. Ne do të përmendim disa tematika kryesore:
- Besimin në Allahun Krijues të gjithësisë, besimin në ringjallje.
- Nxitjen për hulumtim dhe studim në krijimin e qiejve dhe të tokës.
- Tregimin e popujve të lashtë.
- Qortimin ndaj jobesimtarëve për dënim dhe këshillimin e premtimin e shpërblimit besimtarëve.
- Ligjet juridike dhe kushtetutën njerëzore.