Rizku

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Rizku

 

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe në qiell është i përgatitur rizku juaj dhe ajo çka u premtohet.”

Ashtu siç e ka zakon dhe siç ka eksperiencë, dhe mendje të mprehtë, dhe fjalë të urta me ndikim, ai gjithmonë e nxitë dhe e zgjon mendjen time. Kësaj radhe përsëriti thënien e tij të njohur:

“Vërtet rizku yt, qoftë pasuri apo reputacion, e di më mirë se ti vendin e rizkut tënd”.

Po ta dinin mirë këtë çështje të gjithë njerëzit, nuk do ta kishin munduar veten, nuk do ta kishin shtrënguar zemrën e tyre, nuk do t’i kishte tërhequr jeta, që kur u ndodh diçka, të fillojnë të preokupohen, e po të mos ishte ashtu, nuk do të ishte kështu. Le të qetësohen. Le të dinë se rizku çoftë pasuri apo reputacion ose pozitë, nuk e gabon atë e cila iu është caktuar. Ka dallim të madh në mes të punës me pjesët e trupit dhe mbështetjes në Allahun për të fituar rizkun (sa e sa punëtorë ditë e natë kanë punuar dhe nuk kanë asgjë).

E përkujtoj po ashtu fjalën, të cilën ma ka thënë mua, i nderuari shejh, Muhamed Muteveli Shaëraviju, kur isha duke e shkruar librin tim për jetën e tij, fikhun e tij. Atëherë më pat thënë: Nuk ke ardhur për të më bërë të njohur atëherë kur isha i ri dhe kisha nevojë për pasuri, por po vjen tani në pleqëri kur unë më nuk kam nevojë.

Kur e kam pyetur Shejhun për atë se njerëzit mundohen, me të gjitha mjetet e mundshme dhe rrugët e mundshme, për ta penguar shtatzëninë, më pat thënë: “Ata i frikësohen jetës dhe pakësimit të rizkut, ndërsa shumica prej tyre nuk e dinë se me sjelljet e tyre do ta bllokojnë rizkun e tyre dhe të fëmijëve të tyre”.

Ne me përvojën dhe jetën tonë në praktikë shohim se si njerëzit vdesin dhe lënë fëmijët jetim, dhe ditët ndërrohen dhe ata fëmijë jetim rriten dhe arrijnë në pozita të larta dhe shkallë të larta.

Ndoshta, po të kishin qenë të gjallë prindërit e tyre, ata nuk do të kishin arritur këto shpresa dhe dëshira e as ato pozita, e ato grada. Le t’ia lënë caktimit ashtu siç janë dhe le t’u kthehen çështjeve të tyre, dhe le ta shikojnë vetëm jetën e tyre. Sa e sa fëmijë kanë jetuar në gjirin e prindërve të tyre dhe në përkujdesje shumë të mirë, ndërsa në jetë kanë dështuar, janë bërë parazit dhe të padobishëm.

Pas tij filloi të komentojë edhe i nderuari, Shejh Halili, i cili ndër tjerash tha:

“Shumica e të mençurve, intelektualëve, i godet varfëria dhe jetojnë në gjendje të vështirë. Po nëse shikojmë jetën e tyre, nuk kanë arritur pasuri, as nivel të lartë të ekzistencës, përkundër dhuntisë së mendjes dhe diturisë së tyre”.

Poeti i njohur Mutenebiu thotë:

Po të ishin furnizimet për shkak të punës e njohurisë,

Do të zhdukeshin kafshët për shkak të paditurisë së tyre.

Luani ngordh prej urie në shkretëtirë,

Derisa mishin e lopës e hanë qentë.

Injoranti flenë në shtrat të mëndafshit,

Derisa i dituri flenë për toke.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s