Lutja

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lutja

 

Gjithmonë njerëzit pyesin: Unë i lutem Allahut, por Ai nuk më përgjigjet. A do të thotë kjo se është në pyetje devotshmëria ime dhe moskënaqësia e Allahut ndaj meje, apo mos përgjigja ndaj duas sime është e kushtëzuar me çështjet tjera të cilat nuk i di.

Imami i mirënjohur Shaëraviju thotë:

Vërtetë Allahu dëshiron që njeriu t’i lutet me fjalën: “O Zoti im!”, ashtu që ai të ketë shpërblim të madh, sepse ai e pranon planprogramin e Allahut me vullnetin e tij dhe me dëshirën e tij. Kjo është ajo çka do Allahu prej njeriut.

Ndonjëherë njeriu kërkon prej Allahut diçka që është shumë e dëmshme për të, edhe pse në shikim të tij i duket e mirë. P.sh., ndonjëherë kërkojmë pasuri, mirëpo ajo pasuri do të na kishte shkatërruar dhe do të na kishte larguar nga Allahu, do të na kishte bë kryelartë dhe kriminal, e do të kishte qenë ndonjë humbje e madhe.

Allahu dëshiron të na mbrojë dhe të na jep shpërblime të ahiretit dhe me na dhënë të mirën e begatshme. Këtu është çështja e pranimit të duasë. Këtu paraqitet mëshira e Allahut të Lartmadhëruar. Një njeri ka dëshirë me udhëtuar diku, mirëpo ai vend është dëmtim i perspektivës së tij.

Ndonjëherë njeriu dëshiron me arrit diçka, e kur ta arrij, ajo është e keqe e madhe për të. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Ndoshta urreni diçka, por prej asaj që e urreni Allahu ju jep të mira të shumta.”

Po ashtu thotë: “Allahu e di e ju nuk e dini.” Ndoshta ne duam diçka, në të cilën veç Allahu ka parapa të keqe të madhe. Duhet ta dimë se dashuria për diçka ose urrejtja për diçka nuk mundet me qenë mirë për ne.

Zakonisht njerëzit shikojnë çështjet sipërfaqësisht, ndërsa nuk i shikojnë çështjet në thelb. Pasi që Zoti i Lartmadhëruar ka përmendur pejgamberët në suretul Enbija, për pranimin e duave të tyre, ka thënë: “Vërtetë ata kanë nxituar dhe kanë bërë gara në punë të mira dhe na janë lutur neve me frikë e me shpresë dhe kanë qenë të përulur ndaj Neve.”

Këto janë shkaqet e pranimit të duasë: Gara në punë të mira, duaja me frikë e me shpresë dhe përulshmëria ndaj Allahut.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s