Israja, me trup apo me shpirt?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Israja, me trup apo me shpirt?

 

Israja a ka qenë vetëm me shpirt, siç mendojnë disa dijetarë? Edhe sot ka mendime të ndryshme rreth asaj se Israja, a ka qenë ëndërr apo me shpirt, apo ka qenë edhe me trup edhe me shpirt.

Shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju përgjigjet:

Nuk është Muhamedi s.a.v.s. ai i cili ka bë vet Isranë, andaj rrini larg ligjeve njerëzore (natyrore), rrini larg ligjeve të tokës dhe ngrini çështjen tek Allahu i Lartmadhëruar.

Pastaj Shejh Shaëraviju vazhdon e thotë:

Nuk ka të bëjë me ëndërr, sepse po ta shoh unë një ëndërr, duke shkuar në Londër këtë natë, askush nuk e diskuton këtë çështje, sepse çdokush e di se është vetëm ëndërr, e jo realitet. Pasi që qëndrimi i urrejtjes i pabesimtarëve ka qenë se kanë thënë: A ti po thua se për një natë ke shkuar e ke ardhur nga një lartësi, të cilën ne nuk mund ta ecim me deve vetëm për një drejtim, një muaj të plotë. Jep me kuptuar se ata e kanë kuptuar se nuk është në pyetje ëndrra, e as udhëtimi vetëm me shpirt, por ka qenë zgjuar dhe edhe me trup, edhe me shpirt. Sepse po të ishte ndryshe nuk kanë pasur nevojë me kundërshtua.

Pabesimtarët me urrejtjen dhe zilinë e tyre na kanë ndihmuar neve shumë sot, sepse ne themi: Po të kishte qenë ëndërr nuk do ta kishte diskutua askush, sepse ligjet e ëndrrës janë mbi ligjet e materies zgjuar.

 

Komenti i Dr. Sejid Xhemilë:

 

Fanatizmi si cilësi e urrejtur, zakonisht është shkak i injorancës së madhe: Ngjarja e Israsë ka qenë një ngjarje e cila i ka thye krejtësisht ligjet natyrore, e kjo ka ndodhur me fuqinë absolute të Allahut, e cila ia tejkalon fushës së logjikës njerëzore, e cila është e kufizuar dhe ka kaluar në horizontin e diturisë së Allahut, e cila është e pakufishme dhe e pafund, pa fillim dhe pa mbarim.

Nuk ka dyshim se kjo ngjarje i ka ulë dhe i ka nënçmua pabesimtarët e Mekës, me të gjitha ndodhitë tjera në të. Ndoshta kjo ka qenë çështja e qëlluar, e cila logjikën e ka përkufizua vetë në hapësirën e saj. E kjo ka qenë urtësi, e cila me madhështinë e saj ka shkaktuar mendime të kundërta, të ndryshme dhe të shumëllojta. Kjo është ajo se një gjë e tillë ndodhë te të gjitha çështjet tepër interesante, e pra le të kundërshtojnë kundërshtarët.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s