Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”
Çështja e ligjit të domosdoshmërisë dhe lirisë së zgjedhjes
Filozofët dhe dijetarët e kohërave të kaluara, por edhe të sotit, i preokupon çështja se njeriu a është i vullnetshëm (me të drejt zgjedhjeje) apo i detyrueshëm. Nëse është i detyrueshëm atëherë pse të japim llogari për çështjet, të cilat ia ka shkruar Allahu?
Shejh Shaëraviju përgjigjet:
Në disa raste (gjendje) njeriu është i detyrueshëm, e në disa raste jo. Kjo, sepse njeriu dallohet nga krijesat tjera me mendje dhe logjikë. Ai është i lirë t’i zgjedhë çështjet, sepse për çështjen e cila nuk ka të drejtë zgjedhjeje, nuk ka çka të zgjidhet dhe nuk ka çka të mendohet apo logjikohet për të. Sepse, mendja (logjika) është mjeti i zgjedhjes së çështjeve, ndërsa çështja e cila nuk ka alternativë tjetër aty nuk ka çka të kërkohet për t’u zgjedhur.
Çka do të thotë mendje? Mendja është mjeti krahasues, i cili dallon çështjet mes vete dhe çështjet, të cilat duhet zgjedhur, të cilat munden për t’u vepruar ose munden për t’u mos u vepruar. Përderisa çështjet ekzistojnë, mendja jote ekziston, atëherë ti ke të drejtë për të vepruar dhe për të mos vepruar.
Zgjedhja dhe seleksioni i sendeve, çështjeve bëhet nëpërmjet mendjes. Për këtë arsye i çmenduri nuk është i obliguar (krijesë obligative). Pse Allahu nuk e obligon atë, po ashtu psikopatin?
Allahu e ka krijuar njeriun, njeriu nuk mund ta krijojë veten dhe po ashtu ta bënë veten të vdes, po ashtu nuk ka asgjë në dorë në vdekjen e tij. Pse edhe e para edhe e dyta janë Kader (përcaktim) i Allahut. Kaderi i Allahut nuk zhvishet prej kaderit të Allahut, por Allahu çështjen e Imanit (besimit) e ka bërë çështje zgjedhëse. Kjo, për arsye se Allahu i Lartmadhëruar dëshiron që robi i Tij ta dojë me vullnetin dhe dëshirën e Tij. Allahu dëshiron që robi i Tij ta dojë atë edhe atëherë kur ka mundësi që robi të largohet prej tij dhe të kundërshtojë.
KOMENT DR.SEJID XHEMIL
Njeriu ndonjëherë bën mirë, e ndonjëherë keq. Por, kush e di të fshehtën? Ndoshta në të parën bën keq, e në të dytën mirë. Por, kush e di esencën e gjykimit? Gjykimi duhet të jetë diçka më e lartë dhe më e ditur se kjo dhe ajo. Dituria më e lartë (qiellore) e di të fshehtën dhe çka fshihet pas perdes së sekreteve, prej fshehtësive të kaderit.