Ibrahimi, Sara, dhe krimineli

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Ibrahimi, Sara, dhe mbreti

 

Transmeton Ibn Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Ibrahimi a.s. asnjëherë nuk ka gënjyer, përpos në tri raste (quhet gënjeshtër në mënyrë ironike) se në të vërtet ka qenë vetëm veprim, i cili ka pasur mundësi të ketë kuptim të dy çështjeve në aspekt fetar. Ajo ishte kthjelltësi, mprehtësi dhe mbrojtje prej gënjeshtrës, sikurse është rasti i tregimit të dy çështjeve në mënyrë ironike, për t’i ikur gënjeshtrës. E me këtë nuk mund të argumentohet se Pejgamberët nuk janë të mbrojtur prej mëkateve, dy herë për Allahun kur ka thënë: “Unë jam i sëmurë” dhe “mos ndoshta ka vepruar kështu i madhi i tyre (i ka thyer zotat-idhujt)”, dhe njëherë me ngjarjen e Sares (gruas së tij), kur ka shkuar në një vend të një pushtuesi mizor, ndërsa me vete e kishte Sarën, e cila ishte shumë e mirë, e i thotë asaj: “Ky mizor, nëse merr vesh se je gruaja e ime, do të të pronësojë, por nëse të pyet, ti i përgjigjesh se je motra ime, edhe pse e vërteta është se ti je motra ime në islam, sepse në tokë sot nuk ka musliman tjetër, pos meje e teje”. Kur hyri në atë vend, e shohin banorët e mbretit mizor dhe i thonë mbretit: “Nëse në vendin tënd vjen ndonjë grua, nuk i takon askujt tjetër, pos teje, dhe lëshoje të vijë te ti” dhe ia sjellin atij. Ibrahimi a.s. filloi të falej. Kur hyn Sara te ai, ai nuk mundi ta zgjaste dorën (për t’ia marrë dorën), por i shtrëngohet dhe i paralizohet. I thotë asaj: “Lute Allahun të ma lirojë dorën se nuk do të bëj të keqe.” Dhe ashtu ajo veproi. Kthehet të nesërmen, por dora i shtrëngohet edhe më shumë. I thotë asaj si herën e parë, e ajo njësoj vepron. Kthehet herën tjetër dhe i shtrëngohet dhe i paralizohet dora më shumë se dy herët e para. I thotë asaj: “Lute Allahun të më lirohet dora pash Zotin, se nuk do të të bëj keq”. Ashtu ajo vepron dhe i lirohet dora. E thirr njeriun, i cili e kishte sjellë Sarën, e i thotë: “Me të vërtet ti ma ke sjellë shejtanin e nuk ke sjellë njeri, merre dhe largoje nga ky vend dhe jepja Haxheren.” Ajo kthehet duke ecur normal, e kur e sheh  Ibrahimi a.s. se ai është larguar prej  saj  i  thotë:  “E  ka  penguar  Allahu  dorën  e  mizorit  dhe  e ka paralizuar dhe e ka bërë rrogëtarë.” Ebu Hurejra ka thënë: “Kjo është nëna e juaj, o bijtë e ujit të qiellit.”

 

(TRANSMETON BUHARIU DHE MUSLIMI)

 

Nga ky tregim përfitohet se

E para: Lejohet ironia, sepse ironia dhe alegoria e fjalës nuk është rrenë, por sqarim.

E dyta: Pranimi i dhuratës nga idhujtari qoftë edhe mizor. Sepse ai mbret ia jep Ibrahimit dhuratë Haxheren, e Ibrahimi e ka pranuar dhuratën nga idhujtari mizor.

E treta: Ndonjëherë Allahu i Hakmerret të padrejtit aty për aty, ashtu siç i ka ndodhur që mbretit iu është paralizuar dora tri  herë, kur e ka zgjatur që t’ia japë dorën.

E katërta: Të mirëve Allahu iu përgjigjet menjëherë, ashtu siç iu ka përgjigjur Sarës tri herë, e iu është liruar dora e mbretit prej paralizimit.

E pesta: Zoti i sprovon të mirët për t’i ngritur në shkallë edhe më të lartë, ashtu siç e ka sprovuar Sarën dhe Ibrahimin me këtë mizor, dhe siç i ka sprovuar të tjerët. Në hadith thuhet: “Njerëzit të cilët më së shumti sprovohen janë Pejgamberët, e pastaj të ngjashmit me ta, e pastaj të ngjashmit me ta”.

E gjashta: Duhet që njeriu në rastet e fatkeqësive të angazhohet me namaz. Kështu ka vepruar Ibrahimi, e kështu ka vepruar Pejgamberi ynë s.a.v.s.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s