Dy shokët, njëri besimtar tjetri pabesimtar

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Dy shokët, njëri besimtar tjetri pabesimtar

 

Tregon Sudaiju: “Kanë qenë dy shokë nga beni israilët, njëri besimtar e tjetri pabesimtar, të cilët pastaj janë ndarë mes veti, pasi që kishin fituar 6000 dinarë dhe pasi secili prej tyre i kishte marrë nga 3000 dinarë. Pas një kohe takohen përsëri. Pabesimtari e pyet besimtarin: “Çfarë ke bërë me pasurinë tënde a ke bërë ndonjë tregti apo jo?” Besimtari i thotë: “Jo. Po çfarë ke bërë ti?” Ai i thotë: “Kam blerë një parcelë toke me hurma,  në vlerë prej 1000 dinarëve.” Besimtari i thotë: “Me të vërtetë?” Ai ia kthen: “Me të vërtetë.” Besimtari shkon në shtëpi dhe kur bëhet mesi i natës falet, sa ka dashur Allahu që ai të falet, i merr 1000 dinarë dhe thotë: “O Zoti im! Filani (shoku i tij pabesimtarë) ka blerë parcele me hurma, ku ka lumenj për 1000 dinarë, mirëpo ai nesër do të vdesë dhe do ta lë pas vete. O Zoti im, unë dëshiroj që prej Teje të blej parcelë me hurma  dhe lumenj në xhenet!” Dhe të nesërmen në mëngjes ia ndan 1000 dinarët të varfërve. Pastaj vazhdoi kështu deri sa përsëri pas një kohe janë takuar. Pabesimtari i thotë besimtarit: “Çfarë ke bërë me pasurinë, a ke bërë ndonjë tregti?” I thotë: “Jo. Po ti çfarë ke bërë?” Ai (pabesimtari) i thotë: “Punishtja ime ishte e madhe, ndërsa vetëm nuk mund ta punoja, kështu që bleva robër në vlerë prej 1000 dinarëve, për të punuar për mua.” Besimtari i thotë:  “A kështu paske vepruar?” I thotë: “Po.” Besimtari shkon në shtëpi dhe kur bëhet mesi i natës, falet sa ka dashur Allahu që ai të falet, i merr 1000 dinarë në dorë dhe thotë: “O Zoti im! Filani (shoku i tij pabesimtar) ka blerë robër prej robërve të kësaj bote në vlerë prej 1000 dinarëve, nesër vdes e i len ata pas vete, ose ata vdesin e lënë atë. O Zot, unë po blej prej Teje me këto 1000 dinarë robër të xhenetit.” Dhe të nesërmen në mëngjes ua ndanë të varfërve. Pastaj kalon edhe ca kohë dhe prapë takohen. Pabesimtari i thotë besimtarit: “Çfarë ke bërë me pasurinë tënde, a ke bërë ndonjë tregti?” I thotë: “Jo. Po ti çfarë ke bërë?” Ai i thotë: “Të gjitha dëshirat i kam pasur të plotësuara, më  mungonte vetëm diçka. Një gruaje i ka vdekur burri, e asaj ia kam dhanë 1000 dinarë, dhe ajo ka ardhur tek unë edhe me të hollat dhe ka pranuar të martohet me mua. E, unë u martova me të.” Besimtari i thotë: “Kështu paske vepruar?” Thotë: “Po.” Besimtari shkon në shtëpi dhe në mesnatë fal namaz, sa ka dashur Allahu që ai të falë dhe pasi e përfundon namazin, i  merr 1000 dinarët tjera, i vendosë në duar dhe thotë: “O Zoti im!  Filani (shoku i tij pabesimtar) është martuar me një grua prej grave të kësaj bote për 1000 dinarë. Nesër ai do të vdesë e do ta lë pas vete, ose ajo do të vdesë e do ta lë. O Zoti im, unë dua që me këto 1000 dinarë të fejoj prej Teje një hyri të xhenetit.” Të nesërmen në mëngjes 1000 dinarë ua jep të varfërve. Besimtari pastaj mbet pa të holla. Shoku i tij pabesimtar kur e sheh, e njeh, e kap për dore e i thotë: “A nuk ke pasur pasuri shumë? Tani paskeni mbetur në këtë gjendje!” Thotë: “Po, është e vërtet.” I thotë: “Pra a më tregon se ku i ke harxhuar ato mjete?” Thotë: “I kam huazuar.” “Po cilit?” Besimtari i thotë: “Atij, i Cili m’i kthen”. Pabesimtari pyet: “Po kush është Ai?” Ai i thotë: “Allahu, Zoti im.” E largoi dorën e vet prej dorës së tij e tha: “A me të vërtet ti je prej lëmoshëdhënësve. Vallë, atëherë kur të  jemi të vdekur e të bëhemi eshtra, a ne do të japim llogari (pyet pabesimtari)?!”

Suda tha: “Ata të dy, gjithsesi kanë për të dhënë llogari.” Ai tha: “Pabesimtari shkoi dhe e la besimtarin, pasi e sheh se nuk kishte asgjë. E la besimtarin të jetojë jetë të vështirë, në  kohë të vështirë, ndërsa ai vet si pabesimtar kalonte jetë të mirë.

Kur të bëhet Dita e Kijametit, Allahu e shpie besimtarin në xhenet, dhe duke u shëtitur nëpër xhenet kur sheh vende me hurma e lumenj dhe pyet: “Të kujt janë këto?” Tuajat i thuhet.  Ai thotë: “Subhanellah, ashtu siç kam menduar dhe punuar dhe ashtu u shpërbleva.”

Pastaj duke ecur kur sheh robër të panumërt e pyet: “Kush janë këta?” I thuhet: “Të gjithë këta do të përkujdesen dhe do të të shërbejnë ty.” Thotë: “Subhanellah, ashtu siç kam menduar dhe kam punuar, ashtu u shpërbleva.” Pastaj duke ecur kur sheh vendbanime me hyri. Pyet: “Të kujt janë këta?” “Këta janë për ty”, thuhet. Ai thotë: “Subhanellah, ashtu siq kam menduar dhe kam punuar dhe ashtu u shpërbleva.” Pastaj i kujtohet shoku i tij pabesimtar, i cili më herët i kishte thënë: “A me të vërtetë ti je prej lëmoshëdhënësve, a atëherë kur të jemi të vdekur, e do të bëhemi eshtra e dhé, ne do të japim llogari?” Xheneti është i lartë, e xhehenemi i poshtë. Allahu i Lartmadhëruar ia tregon shokun e tij, i cili digjej në mes të xhehenemit me banorët e xhehenemit. Kur besimtari e sheh dhe e njeh, thotë: “Për Zotin për pak ke qenë duke më bindur për të më lakuar nga rruga e drejtë. Po mos të kishte qenë mirësia e Zotit tim, do të kisha qenë prej të dënuarve në zjarr. Po a nuk jemi ne prej atyre që do të vdesim, e ne do të jemi që vetëm një here vdesim dhe nuk do të jemi prej të ndëshkuarve. Vërtet kjo ishte një fitore e madhe, për këtë arsye le të punojnë punëtorët.” Ai  (pabesimtari) i thotë: “Me çka ia arrite të shkosh atje?!” Atij besimtarit i kujtohet se nëpër çfarë vështirësish ka kaluar në këtë botë. Dhe nuk e kujton se vështirësitë, të cilat i ka përjetuar në botë kanë qenë më të vështira se vetë vdekja.

(E ka regjistruar Ebi Hatemi dhe Ibni Kethiri në tefsirin e tij në Suretu Saffat)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s