Foshnja përmirëson lutjen e nënës

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Foshnja përmirëson lutjen e nënës

 

Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një grua nga beni israilët i jepte gji foshnjës së saj. Aty pranë kalon një kalorës i pashëm, me rroba të bukura. Gruaja thotë: “O Zoti im! Fëmijën tim bëre si ky”. Foshnja e ndërpret gjirin, e kthen fytyrën në drejtim të kalorësit, e shikon, dhe thotë: “O Zoti im, mos më bën si ky”, – pastaj vazhdon prapë të thithë. Tregon Ebu Hureje: “Më duket sikurse po e shoh duke treguar rastin Pejgamberi s.a.v.s., aq mirë që e tregonte”. Pastaj vazhdon duke treguar: “Pastaj aty pranë e sjellin një vajzë duke e goditur pandërprerë dhe duke thënë: “Ke bërë prostitucion, ke vjedhur”, ndërsa ajo thoshte: “Më mjafton Allahu, Ai është ndihmëtari më  i miri.” Nëna thotë: “O Zot, fëmijën tim mos e bën si kjo!” Foshnja e ndërpret gjimarrjen, e shikon atë dhe thotë: “O Zoti  im, më bën si kjo!” Pastaj e tregon tregimin dhe sqarimin e foshnjës, e cila ka thënë: “Ka kaluar një njeri me pamje të mirë, e nëna tha: “O Zoti im, bëre foshnjën time si ai, e unë thashë: “O Zoti im, mos më bën si ai!” E kur kaluan këta njerëz me vajzën duke e rrahur dhe duke i thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion”, e nëna tha: “O Zoti im, mos e bën foshnjën time si ajo”. Thashë: “O Zoti im, më bën si ajo!” Tregon se ai njeri (kalorësi i pashëm) ka qenë kriminel (i fshehur), e foshnja ka thënë: “O Zoti im, mos më bën si ai!” Ndërsa për vajzën, të cilës i kanë thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion.” Ajo as nuk ka vjedhur, as nuk ka bërë prostitucion, e unë kam thënë: “O Zoti im, më bën si ajo!”

(TRANSMETON BUHARIU DHE MUSLIMI)

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s