Jashua bin Nuni dhe tradhëtarët

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Jashua bin Nuni dhe tradhëtarët

 

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një Pejgamber prej Pejgamberëve (Jashua bin Nuni) ka luftuar dhe, para betejës, i thotë popullit të tij: “Mos të vijë me mua në front ai, i cili dëshiron të martohet dhe është në prag të martesës, veç sa nuk ka lidhë kurorë, veç sa s’ka hyrë dhëndër, as ai, i cili ka filluar të ndërtojë shtëpi, e ende nuk e ka vendosur kulmin. E,  as ai i cili ka blerë bagëti dhe i pret që të lindin, bagëtia pëlle. E fillon luftën, zbret në një fshat në kohën e namazit të ikindisë, apo afër namazit të ikindisë dhe i thotë diellit: “Ti je i urdhëruar, por edhe unë jam i urdhëruar. O Zot ndale!” Dhe dielli ndalet, deri sa ta çlirojë. E tubon pasurinë e luftës e pastaj vjen zjarri për ta përpirë, por nuk e përpin. Pejgamberi thotë: “Në mesin e juaj ka tradhëtar (Gulul-tradhëtar quhet vjedhja prej pasurisë së luftës, para se ajo të ndahet). Secili njeri prej fisit (secili luftëtar) le të ma japë dorën që ta shikoj a po ngjitet dora e tij me dorën time.” (Kjo ishte shenjë, të cilën Allahu e argumentonte tradhëtinë-vjedhjen e pasurisë së luftës, dhe vërejtje se ajo dorë duhet të dënohet) . Dhe u thotë: “Në mesin e fisit tënd ka tradhëtarë, e le të ma japin dorën.” E kur ia japin dorën, dyve  apo treve të fisit u ngjitet dora për dorën e tij. E thotë: “Ju jeni tradhtarët (hajna të pasurisë së luftës).” Dhe sjellin koka, si koka të lopës me ari dhe i vendosin në tokë, e pastaj shkon zjarri dhe i shtrinë e i përpin. Pastaj Allahu na ka lejuar neve pasurinë e luftës, sepse e ka parë se ne jemi të dobët e mund të gabojmë.

 

(TRANSMETON BUHARIU DHE MUSLIMI)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s