Vlera e pasurisë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Vlera e pasurisë

 

Ibn Semak Zahid i ka thënë Harun Rashidit, derisa ai ishte duke pirë një gotë ujë: “O emir i besimtarëve, nëse do të ishe etur dhe nuk do të të lejohej për ta pirë këtë gotë ujë, – sa do të kishe paguar për të?” – Rashidi i thotë: “Me tërë pasurinë time”. Ibn Semaki ia parashtron pyetjen tjetër: “Po nëse do të ishte zënë në kanalin e urinës (dhe nuk do të dilte), – sa do të kishe paguar për t’u liruar nga ai ujë (pasi të jetë shndërruar në urinë)?” – “Me tërë pasurinë time!” – u përgjigj.

Atëherë Ibn Semaki i thotë: “O emir i besimtarëve! Nuk ka dobi prej pasurisë, e cila nuk vlen më shumë se një gotë ujë dhe një lirim urinimi”.

Lini një koment