Vlera e kohës
Një njeri, i cili kishte përvetësuar me përpikëri një lojë zbavitëse, kërkon nga Emiri i besimtarëve – Ebi Xhafer El- Mensuri ta lejojë për ta demonstruar para mase. E ai ia lejoi. Ai mori disa letra, pastaj i hidhte në ajër në mënyrë të çuditshme, pa ra asnjë prej tyre në tokë.
Pastaj Xhaferi tha: “Vazhdo.” Ai i nxori disa shkopinj të gdhendur si shigjetë në maje. E gjuajti të parën ngulitet për muri, pastaj të dytën afër mbi të. Kështu ai i hodhi 100 shkopinj të gjitha u ngulitën në mur dhe asnjë nuk ra për tokë. Kur e përfundoi demonstrimin, shpresoi se emiri do t’i jepte ndonjë shpërblim, mirëpo Mensuri i thirri xhelatët dhe u tha: “Merreni këtë njeri dhe mëshojani me njëqind shkopinj. Ai bërtiti: “Po pse o emir i besimtarëve?! Ai u përgjigj: “Sepse e humbe kohën e muslimanëve me gjëra të padobishme.”