Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"
Pleqëria e rëndë (arsye për mosagjërim)
Plaku i cili nuk pritet të forcohet për shkak të pleqërisë së rëndë paguan FIDJEN.
Thotë Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an:
“Ata të cilët mund të agjërojnë, por agjërimi i dobëson tej mase dhe i bënë të paaftë (dhe nuk kanë shpresë të shërohen, mos të agjërojnë), le të ushqejnë një të varfër (le të paguajnë FIDJE)”. (El Bekare: 184)
FIDJA – është vlerë e të hollave të çmimit të 1.666 gr. të grurit.
Po ashtu prej agjërimit lirohet i sëmuri psikik, ai i cili detyrohet të mos agjërojë me presion të madh. Po ashtu edhe ushtria e cila është në gjendje gatishmërie të luftës apo në luftë e agjërimi mund t’i dobësojë fizikisht.