Cila është gjëja më e mirë për njeriun?

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Cila është gjëja më e mirë për njeriun?

 

E kanë pyetur një të urtë:

–     Cila është gjëja më e mirë për njeriun?

–     (Ai i përgjigj) Mendja me të cilin jeton.

–     Po nëse atë nuk e ka?

–     Vëllezërit, të cilët përkujdesen për të.

–     Po nëse ata nuk i ka?

–     Pasurinë për shkak të së cilës e duan njerëzit.

–     Po nëse nuk e ka?

–     Edukatën prej të cilës ruhet prej çdo të keqe.

–     Po nëse nuk e ka?

–     Heshtjen, e cila e shpëton.

–     Po nëse nuk e ka?

–     Vdekjen, e cila i shpëton njerëzit prej tij.

Lini një koment