Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"
Prishja e agjërimit dhe kompensimi i saj
Agjërimi është ibadet i cili kërkon përkushtim gjatë gjithë kohës. Për këtë arsye ndodh që të veprohet diçka çka e prish agjërimin. Mirëpo të prishurit e agjërimit patjetër duhet të kompensohet ose me fjalë tjera të agjërohet kaza.
Për këtë arsye të prishurit e agjërimit është i ndarë në dy lloje esenciale.
Prishja e agjërimit që obligohet me agjëru kaza;
Prishja e agjërimit që jo vetëm që obligon me agjërua kaza por me kompensua me kefaret, që d.m.th. me agjërua edhe ditë tjera si ndëshkim.
Me fjalën kompensim në këtë rast kemi për qëllim me i agjërua edhe 60 ditë tjera apo dy muaj pa ndërprerje.
Kjo është si masë ndëshkuese për mospërfilljen e ligjit të Allahut, respektivisht agjërimin.
Kompensimi bëhet edhe me lirimin e një robi ose me ushqimin e gjashtëdhjetë të varfërve.
Të prishurit e agjërimit që obligon me agjërua kaza dhe kompensim janë:
Me kontaktua me bashkëshorten;
Me ngrënë ose me pi diçka pa arsyetim të sheriatit islam.
Ai i cili e prish agjërimin me qëllim dhe ai i cili me qëllim kontakton me bashkëshorten seksualisht gjatë ditës kur është agjërueshëm i agjëron 61 ditë. d.m.th. ditën që e ka prish e agjëron kaza dhe 60 ditë tjera dënim për prishjen e agjërimit.
Veprimet të cilat e prishin agjërimin, por obligojnë me agjërua vetëm kaza, ditë – për ditë janë:
Me gëlltitë diçka çka nuk është ushqim apo pije si p.sh. brumin e papjekur, orizin e pazier etj.;
Me përdor ushqim për shërim, apo barëra për shërim, me arsyetim të sheriatit islam:
Nëse agjëruesi kontakton me bashkëshorten në gjumë pa vetëdije të plotë:
Me vjellë gojën plotë:
Femrës me i ardhur menstruacioni para perëndimit të diellit, atëherë ajo ditë e agjërimit automatikisht prishet dhe e bënë kaza.
Mustehab është për femrën që kur të hajë gjatë ditës kur është me menstruacion me u fsheh dhe mos me e pa agjëruesit tjerë.