Mekruhet e agjërimit

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"

Mekruhet e agjërimit

 

Gjatë agjërimit është mekruh:

 

Me provua ushqimin pa nevojë me buzë apo me gjuhë;

Me përtypë diçka pa arsye;

Me puth ose me përqafu bashkëshorten;

Me agjërua dy ditë rresht pa ndërprerë. Pra, mos me ngrënë dy ditë rresht.

Me e mbajt pështymën në gojë, pastaj më vonë me e përbirë;

Me agjërua në kohën kur agjëruesi ka punë të rëndë e cila ia dobëson për së tepërmi shëndetin, sa që gati e paralizon, ose dhënia e gjakut.

Dëfrimi dhe loja intime me bashkëshorten e cila shpie deri te ejakulimi.

Nëse ndien siguri dhe nuk ndodh ejakulimi atëherë dëfrimi nuk është mekruh.

 

Lini një koment