Disa mubahe (të lejuara) të agjërimit

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"

Disa mubahe (të lejuara) të agjërimit

 

Rastet kur nuk prishet agjërimi janë:

Me ngrënë ose me pi diçka me harresë. Argument për këtë kemi hadithin e Muhamedit a.s.:

“Agjëruesi i cili harron se është agjërueshëm, e hanë ose pinë (ujë), le ta vazhdojë agjërimin se Allahu është Ai i cili e ka ushqyer”;

Nëse ejakulon farë (menij) pas ndonjë shikimi, të menduari apo duke fjetur;

Nëse e lyen kokën ose ndonjë pjesë të trupit me vaj ose yndyrë;

Nëse e shijon ushqimin për përgatitjen e tij;

Nëse jep gjak, se Muhamedi a.s. ka dhënë gjak në haxh gjatë agjërimit;

Nëse thithë tym, apo diçka joushqyese pa dëshirë, për shkak të rrethanave të domosdoshme;

Nëse thithë pluhur qoftë edhe pluhur i miellit, si p.sh. duke bluar miell në mulli;

Nëse në fyt i hyn ndonjë insekt gjatë fluturimit pa dëshirë;

Nëse zgjohet xhunub, madje edhe nëse mbetet xhunub gjatë tërë ditës;

Nëse i mbushen veshët me ujë gjatë larjes;

Nëse vjellë por jo gojën plot;

me vjellë me qëllim gojën plot, atë ditë  e agjëron kaza;

Nëse e gëlltitë gëlbazën;

Nëse përpin mbeturinën e pjesëve të ushqimit që mbetet në mes të dhëmbëve;

Nëse përtypë diçka që është më e vogël se kokrra e bizeles;

Me përdorë misvakun, ose me i larë dhëmbët me brushë;

Me u la, me u pastrua ose me marrë gusël;

Me marrë injeksion për shërim;

Më mirë është me marrë injeksion pas iftarit.

Lini një koment