Menstruacioni dhe lehonia (arsye për mosagjërim)

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"

 

Menstruacioni dhe lehonia (arsye për mosagjërim)

 

Nëse femrës i paraqitet menstruacioni para iftarit edhe për një çast, asaj i prishet agjërimi dhe atë ditë e kompenson më vonë.

Kështu ajo çdo ditë të cilën nuk e agjëron e bën kaza, ndërsa namazin nuk e bën kaza.

Këtë e tregon nëna e besimtarëve – Aishja r.a. e cila tregon hadithin e Muhamedit a.s.:

“Në kohën e të dërguarit të Allahut xh.sh. na vinin menstruacionet, andaj urdhëroheshim që ta agjërojmë kaza ramazanin, e nuk urdhëroheshim që ta bëjmë kaza namazin”.

Lini një koment