Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Unë vuaj nga sëmundja e largimit prej Allahut. Si të shërohem?
Është pyetur një njeri i mirë: “Unë vuaj nga sëmundja e largimit prej Allahut. Si të shërohem?”
Ai i thotë pyetësit: “O pyetës! Merri rrënjët e sinqeritetit, gjethet e durimit dhe lëngun e modestisë. Të gjitha këto vendosi në enën e devotshmërisë. Pastaj hedh mbi të ujin e frikës ndaj Allahut. Dhe vloji këto me zjarrin e pikëllimit dhe vendosi në tryezën e inspektimit, e pastaj përdori me dorën e drejtësisë, e pije me gotën e istigfarit, e përtypi me gojën e përkushtimit, dhe largoje veten nga lakmia dhe pangopësia. Atëherë me lejen e Allahut do të shërohesh.