Hadithi hasen (i mirë)

Abduhu Abas el-Velidi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: “Kryesore në terminologjinë e hadithit”.

 

Hadithi hasen (i mirë)

 

 

 Përkufizo hadithin hasen li dhatihi (i mirë në vetvete) الحسن لذاته në etimologji dhe terminologji.

Përgjigjja:

HASEN LI DHATIHI në etimologji do të thotë cilësi e të mirës, të bukurës.

Hasen li dhatihi në terminologji është çdo hadith i cili hallkat e zinxhirit të transmetuesve i ka të ngjitura me transmetues të drejtë, pa të meta, pa mangësi apo sëmundje. Mirëpo në  tekst  vërehet  papërpikmëri e vogël prej fillimit deri në mbarim.

***

Trego një shembull të hadithit HASEN LI DHATIHI (i mirë vetvetiu).

 

Përgjigjja:

Hadithi të cilin e transmeton Tirmidhiu: Na ka tregu Kutejbe se i ka tregu Xhaëfer bin Sulejban ed Dabiiju e ai nga Ebi Umrani el Xhuni e ai nga Ebi Bekri bin Ebi Musa el Eshariju, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Ebi Bahdereti el Advi, duke thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Vërtet dyert e xhenetit janë nën hijen e shpatave…” Për këtë hadith ka thënë Tirmidhiu: “Është hadith Hasen Garibë”.

Ky hadith është hasen, sepse që të katër transmetuesit e zinxhirit janë të besueshëm e të drejtë, përpos që nuk dihet me siguri gjendja e Xhaëfer bin Suljman ed Dabiijut. Për këtë arsye e ka zbritur hadithin prej gradës SAHIHË në hadith HASEN.

***

 Përkufizo hadithin HASEN LI GAJRIHI (i mirë nga tjetri) الحسن لغيره.

Përgjigjja:

HASEN LI GAJRIHI është hadithi i dobët, mirëpo i njëjti hadith ka rrugë të shumta, dhe dobësia e hadithit nuk është te transmetuesi i njohur si rrenacak apo si fasik.

***

Shëno një shembull të hadithit HASEN LI GAJRIHI.

 

Përgjigjja:

Hadithin të cilin e ka transmetuar Tirmidhiu, mirëpo është ngritur në HASEN nga rruga tjetër e transmetimit nëpërmjet Shuëbetes e ai nga Asim bin Abdullahu e ai nga Abdullah bin Amir bin Rebiate e ai nga baba i tij “se një femër prej familjes Beni Fezaretes është martuar, ndërsa shuma e Mehrit ka qenë dy papuçe. I dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka pyetur: A je e kënaqur për mehër dy papuçe? Është përgjigjur me PO. Dhe Muhamedi a.s. e ka lejuar të martohet”. Transmetuesi Asim është i dobët pse nuk mban mend mirë, mirëpo këtë hadith Tirmidhiu e ka ngritur në shkallën “HASEN” nëpërmjet një zinxhiri (rrugë) tjetër.

 

***

 Cila është shkalla e hadithit HASEN LI GAJRIHI?

Përgjigjja:

HASEN LI GAJRIHI është hadith i një shkalle  më të ulët se HASEN LI DHATIHI.

 

***

Çfarë vendimi  duhet  të  merret, nëse hadithi HASEN LIDHATIHI  vjen  në  kundërshtim  me hadithin HASEN LI GAJRIHI?

Përgjigjja:

Nëse hadithi HASEN LIDHATIHI, bie në kundërshtim me hadithin HASEN LI GAJRIHI, veprohet me hadithin HASEN LI DHATIHI.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s