ÇKA ËSHTË SIDRETUL MUNTEHA?
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul Munteha”. (En-Nexhm, 13, 14)
Është e vërtetë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka shkuar në Sidretul Munteha. Mirëpo pyetja është: Pse nuk na ka ardhur tekstualisht?
Shejh Shaëraviju përgjigjet:
Kanë thënë: Kjo është mëshirë e Allahut ndaj krijesave të tij. Çështjen të cilën i dërguari i Allahu ka mund ta paraqes me argument lëndor për njerëzit ka ardhur tekstualisht dhe qartësisht, që të mos ketë vështirësi i Dërguari i Allahut për ta transmetuar. Ndërsa sa i përket çështjeve të cilat mendja ndalet në to dhe nuk i percepton e ka lënë që të jetë në besimin dhe Imanin tënd, apo dorëzimi yt paraprak, i cili është rezultat i Imanit, sepse përderisa ti je besimtar, do të thuash: Pasi që ka ndodhur dhe është krijuar kjo dhe kështu të cilën e di, atëherë mund të krijohet kjo dhe ajo të cilën nuk e di, sepse çka më ka ndodhur diçka e zakonshme, mund të më ndodhë edhe e jashtëzakonshme, çfarë pengese ka këtu ligji. Pse ligjet qiellore për Zotin, a mos janë të vështira, të paarritshme, ndërsa ligjet e tokës të lehta dhe të arritshme në raport me ligjet qiellore!!
Pse, mos vallë me mrekullitë me të cilat Zoti i Lartmadhëruar i ka përforcuar pejgamberët s.a.v.s. a mos janë diçka tjetër, pos diçka të jashtëzakonshme dhe jashtë ligjeve, të cilat Ai vetë i ka paraparë. Pra, është shumë e zakonshme që Ai i ndryshon ligjet e Tij të zakonshme.
Atëherë, është gjë normale t’i ndodhë edhe të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. . Ta marrim shembull, kur ndonjë filozof thotë: Është e vërtetë, unë besoj se është një Zot, i Cili ka krijuar gjithësinë. Mirëpo unë i them Allahu është Ai i Cili ka krijuar gjithësinë. Krijimi i ligjeve dhe mos krijimi i ligjeve është që secili kryen detyrën e vet, pra ligjet janë ata të cilët veprojnë. E kjo do të thotë se Allahu fuqinë e Tij e ka vendosur mbi pushtetin e Tij përnjëherë, ka krijuar ligjet, pastaj ka paraparë që ata ligje të praktikohen dhe të ekzekutohen, por dëshira e Allahut është që ato ligje t’i ndryshojë në disa raste apo më shumë se në disa raste, e kjo vetëm që ta kuptojmë se përmbi ligjeve natyrore dhe të zakonshme është Krijuesi i ligjit, i cili ka mundësi që atë ligj ose ta pezullojë, ose ta paralizojë.
Për këtë arsye ndodhin mrekullitë mbinatyrore. Të gjitha mrekullitë mbinatyrore, të cilat i janë dhënë të Dërguarve të Allahut të gjitha janë ndryshim të ligjeve natyrore. Se përndryshe ligji ujit është të qarkullojë, e qarkullimi i tij nuk mundet të jetë mrekulli mbinatyrore, por ligj natyror.
Nuk ka që një ujë të ketë ligj të qëndrojë kështu (teposhtë), ndërsa tjetri ujë të ketë këtë ligj të qëndrojë ashtu thik përpjetë. Kështu që Musa a.s. kur i ka rënë ujit të detit dhe deti është ndarë dhe është bërë si të ishte në dy pjesë (ndërtesa- penda) të larta. Kjo është pra ndryshim i ligjit (mrekulli mbinatyrore).
Ligji i zjarrit është për të djegë, Ibrahimi është hedhur në zjarr. Qëllimi nuk ka qenë që të shpëtohet Ibrahimi, sepse Ibrahimi a.s. ka mund të shpëtojë.
Edhe ndryshe, për t’iu ikur atyre ose Allahu ka mund të dërgojë shi rrebesh për ta fikur zjarrin. Mirëpo qëllimi ka qenë që Ibrahimi të hidhet në zjarr që të digjet, mirëpo ligji i zjarrit ndezës është pezulluar, është paralizuar dhe nuk ka djegur.
Kështu është rasti i Miëraxhit. Kush është Ai, i Cili e ka ngritur në qiell për të pa shenjat e tij? Ata do ta pyesin Muhamedin a.s.: Na përshkruaj Sidretul Muntehanë? Ata as që kanë dëgjuar dhe as që dinë diç për të, dhe as që dinë çka të pyesin për të? Zoti i Lartmadhëruar në rend të parë e ka bartur robin e tij prej Mesxhidi Haramit në Mesxhidi Aksa për një pjesë shumë të shkurtër nate (Israja) për të qenë argument lëndor, sepse ai udhëtim është udhëtim tokësor, dhe kjo mrekulli është i treguar tekstualisht në ajet të qartë, pastaj ia ka dhënë mrekullinë qiellore, i cili është Miëraxhi për obligueshmëri…
Për këtë arsye dijetarët kanë dhënë mendimin se: Ai i cili mohon Isranë është pabesimtar, sepse ai bie ndesh me tekstin kur’anor. Ndërsa ai i cili mohon Miëraxhin nuk është pabesimtar, por është mëkatar, sepse Israja është me ajet të drejtpërdrejtë dhe i treguar tekstualisht, ndërsa Miëraxhi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, pra me tregues indikacioni për t’iu përmbajtur.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”