Hadithi “muhkem” dhe “muhtelif”

Abduhu Abas el-Velidi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: “Kryesore në terminologjinë e hadithit”

 

 

Hadithi “muhkem” dhe “muhtelif”

 

 

Përkufizoje hadithin muhkem në etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja:

Në etimologji muhkem do të thotë i sigurt.

Në terminologji muhkem është hadithi i cili pranohet pa kurrfarë dyshimi, sepse është i plotë dhe pa të meta.

***

 

Përkufizo hadithin muhtelif në etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja:

Në etimologji muhtelif do të thotë ndryshe, e kundërt, pra muhtelif hadith e ka kuptimin kur dy e më shumë hadithe janë ndryshe apo në kundërshtim njëra me tjetrën në domethënie.

Në terminologji do të thotë hadithi i pranuar Kontrast me hadithin tjetër pasi që ekziston mundësia e veprimit të secilit hadith për qëllimin e vet.

Shëno një shembull të hadithit muhtelif.

 

Përgjigjja:

Hadithi: “Nuk ka (sëmundje) ngjitëse dhe nuk infektohet njeriu prej tjetrit.”

Është në kundërshtim me hadithin, të cilin e transmeton Buhariu:

Ik nga i sëmuri prej lepre sikurse ikë prej luanit”.

Që të dy hadithet janë në kundërshtim në mes vete nga ana e jashtme e tyre dhe që të dy janë hadithe sahihë.

Hadithi i parë e mohon sëmundjen ngjitëse, ndërsa hadithi i dytë dëshmon (pohon) sëmundjen ngjitëse. Dijetarët i kanë tubuar këto dy hadithe dhe u kanë dhënë kuptime të ndryshme, por në këtë rast po e përmendi çka ka thënë Ibn Haxheri r.a.:

Tubimi (i këtyre dy haditheve):

Duhet të thuhet se: Esenciale është se sëmundja ngjitëse është e papranueshme dhe jo e qëndrueshme, duke u argumentuar me thënien e Muhamedit a.s. “Asgjë nuk kalon prej një çështje në tjetrën.” Thënia e kundërshtarit (replikuesit) se deveja shterpë nëse përzihet me devenë joshterpë (të shëndoshë), atëherë edhe e shëndosha bëhet shterpë, sepse është sëmurë nga e para. Kjo do të thotë se shterpësia ka filluar te e dyta, po ashtu siç ka filluar nga e para. Ndërsa ikja nga sëmundja e leprës për shkak të pengimit të përhapjes (sed-dhiraë), pra për të mos u sëmurë ashtu siç është sëmurë e para, nëse iu bashkëngjitet atyre që e kanë sëmundjen e leprës me kaderin e Zotit si fillim i sëmundjes, jo për shkak të bashkëngjitjes së sëmundjes apo kalimit të sëmundjes, e për të menduar se për shkak të shoqërimit, pra përzierja është shkak i sëmundjes. Pra ai mendon se i është ngjitur sëmundja dhe bën mëkat. Për këtë arsye është urdhëruar me iu largu atyre me sëmundje të leprës për mos me mendua se për shkak të tyre janë sëmurë dhe bëjnë mëkat.

***

 Çfarë vendimi duhet të merret, nëse haset në dy hadithe të kundërta mes tyre dhe që të dyja janë të pranuara?

Përgjigjja:

  • Nëse ka mundësi që me secilin të veprohet në vendin e vet dhe qëllimin e vet, dhe veprohet me të dy hadithet.

– Nëse nuk ka mundësi bashkimi i tyre, dhe nuk ka mundësi që me secilin të veprohet me qëllimin e vet sepse që të dyja kanë të njëjtin qëllim, atëherë shikohet cili hadith është mensuh (shfuqizuar) dhe cili është nasih (shfuqizues) dhe nuk veprohet me hadithin e shfuqizuar (mensuh).

– Nëse nuk mund ta dimë se cili hadith është nasih (shfuqizues) dhe cili mensuh (i shfuqizuar), atëherë i japim përparësi njërit prej tyre pas verifikimit të rrugëve dhe mënyrave të shumta. Ekzistojnë më shumë se 50 mënyra për t’i analizuar dhe në fund për t’i dhënë përparësi një hadithit nga hadithi tjetër.

– Nëse nuk mund t’i japim përparësi ndonjërit prej tyre për shkak se në çdo aspekt janë të barabartë, e cila gjë është shumë e rrallë, atëherë ndalemi dhe presim deri sa të gjejmë diçka, ndonjë argument, i cili i jep përparësi njërit prej tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s