Rregullat e luftës në islam

Kur’ani fisnik është libër i Allahut dhe i përgjithmonshëm, është gjithëpërfshirës për gjithsecilin që ka nevojë në jetë:

– Për fenë e tij,

– Për shoqërinë dhe

– Raportet ndërkombëtare.

Nëse të tjerët anojnë për paqe, armëpushim dhe marrëveshje, ne anojmë dhe jemi për paqe dhe marrëveshje.

Nëse muslimanët detyrohen që ta mbrojnë ekzistencën, nderin dhe vendin e tyre, atëherë ata duhet të jenë shembull për vendosmëri, ta duan sistemin, ta respektojnë qeverinë dhe të sakrifikojnë në rrugë të Allahut dhe për vlera sublime që të jetojnë të lirë, të pavarur, me nderë dhe me fisnikëri.

Kur’ani fisnik na i ka mësuar rregullat më të rëndësishme të luftës si f.v., në njërën duhet pasur kujdes dhe siguri nga armiqtë, ndërsa në anën tjetër duhet të jenë gjithmonë të përgatitur për ballafaqim me ta.

Kur’ani fisnik na e ka mësuar rregullin se, gjeneratën e re duhet mësuar për profesionalizëm lufte, për përdorimin e armatimit dhe forcimin nga brenda ashtu që shtëpia të qëndrojë e fuqishme dhe të pastrohet nga të dobëtit, frikacakët dhe hipokritët, të cilët anojnë në anën e armikut. Patjetër duhet sakrificë të jetës dhe vlerën më të çmuar për t’u mbrojtur dhe për të fituar ndaj armikut ose fitimin e dëshmorisë në rrugë të Allahut dhe për atdhe.

Allahu i Madhërishëm ka thënë:

Ajetet 71-76:

O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku. (71) Ka disa prej jush që zvarritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: “Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta (në luftë)”. (72) Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga Allahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mesh jush dhe mes tij ndonjë njoftësi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh. (73) ۞ Le të luftojnë në rrugën e Allahut, ata që e japin jetën e kësaj bote për tjetrën. Kush lufton në rrugën e Allahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblim të madh. (74) ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! Nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!” (75) Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e është e dobët. (76)

Këto ajete i kanë përcaktuar rregullat e luftës dhe e obligojnë që lufta duhet pasur qëllime të shenjta.

Rregulli i parë: Kujdesi dhe përcjellja e lëvizjes së armikut. Përgatitja e domosdoshme për t’u ndeshur (takuar) me armikun në çdo kohë. Armiku mund të bëj marrëveshje paqeje në çdo kohë dhe i shfrytëzon disa mundësi dhe fiton në kohë, dhe përderisa mbrojtja dhe përgatitja ka qenë afër arritjes së qëllimit, mund të shndërrohet në disfatë të ithët.

Besimtari i sinqertë nuk i frikësohet vdekjes dhe betejës nga shkaku se çasti i vdekjes as nuk përshpejtohet dhe as nuk vonohet, mirëpo duhet pasur kujdes sepse kujdesi në luftë është pjesë e caktimit të Zotit.

Kushtrimi për luftë dhe politika e betejave

Ndonjëherë paraqiten faktorë të brendshëm nga disa mjeranë dhe spiunë të cilët e dëshirojnë disfatën dhe nuk marrin pjesë në luftë dhe ia kthejnë shpinën luftës dhe ikin nga fronti, anojnë kah armiku, zhvillojnë luftë psikologjike dhe propagandojnë se lufta do të humbet. Ndaj tyre duhet pasur kujdes të plotë sikurse ndaj armikut, ata duhet zbuluar. Ata hetohen kur luftëtarëve të sinqertë u ndodhë fatkeqësi në luftë si f.v., disfata, ose vrasja, ose dëmtimi i ndonjë institucioni, ose shtëpie dhe ata thonë: Allahu na ka begatuar neve, pasi që nuk kemi marrë pjesë në atë luftë me luftëtarët. Nëse luftëtarët e fitojnë betejën dhe janë të suksesshëm në dëbimin e armikut, ata kërkojnë pjesëmarrje nga pasuria e luftës edhe pse ata kanë qëndruar indiferent në krahasim me të tjerët, me fjalë tjera i kanë ndërprerë raportet e mira duke i simpatizuar të tjerët. Obligimi i tyre ka qenë bashkëpjesëmarrja edhe në situata të vështira edhe në situata të mira.

Luftëtarët e vendosur dhe të ndërlidhur janë të përgatitur për në vijën e frontit dhe presin njërën prej dy të mirave:

– Ose fitoren dhe ngadhënjimin ndaj armikut;

– Ose dëshmorinë në rrugë të Allahut.

Që në të dy rastet Zoti i shpërblen me shpërblime të mira dhe të mëdha.

Luftëtarët e ndershëm dhe të mëdhenj, nëse e mbrojnë atdheun ose luftojnë për të shtypurit dhe të dobëtit, të cilët janë të detyruar nga kriminelët që të lëshojnë vendin e tyre dhe kërkojnë nga Zoti që të jetë përkrahës dhe ndihmëtarë, t’i merr përsipër çështjet e tyre dhe ta mbron ekzistencën e tyre dhe të ju ndihmojë kundër armiqve të tyre.

Lufta e ligjësuar në islam nuk është luftë kolonialiste, as luftë e spastrimit etnik dhe as luftë sulmuese dhe luftë kriminale dhe as luftë e zgjerimit të pronave dhe sundimit të qytetarëve në rrugët ndërkombëtare, por është luftë në rrugë të Allahut dhe për ngritjen e fjalës së vërtetë dhe për lirinë dhe barazimin e popujve.

Besimtarët luftojnë në rrugë të Allahut.

Pabesimtarët luftojnë në rrugë të kriminalitetit, e cila sjell padrejtësi, dhunim, kryelartësi dhe padrejtësi dhe pabarazi në të drejtat e shoqërive dhe të popujve. Është luftë e cila e kënaq shejtanin, ndërsa kurthet e shejtanit janë të dobëta dhe iluzionare.

Tabori i Allahut triumfon.

–

Dr. Vehbetu Zuhejli

“Tefsiri i Kur’anit fisnik (niveli mesatar)”

Vëllim i 2

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje