Qëndrimet më të dukshme të hipokritëve sipas Kur’anit fisnik

Ky umet është sprovuar me një grup frikacakësh dhe të dobët, të cilët kritikojnë pas shpine, e ata e kanë epitetin e hipokritit. Në njërën anë ata deklarojnë se janë muslimanë vetëm për të tradhtuar, në anën tjetër e fshehin pabesimin, armiqësinë dhe rreshtohen me idhujtarët dhe me jomuslimanët, pra me pasuesit e librit.

Qëndrimet më të njohura janë:

– Qëndrimi i hipokritëve ndaj Kur’anit fisnik,

– Tejkalimi i ligjeve të Kur’anit dhe

– Gjykimi në zgjidhjen e problemeve me çështje tjera përpos librit të Allahut dhe sunetit të të dërguarit të Allahut.

Dhe kjo, me insistimin dhe urrejtjen e qartë dhe me devijim dhe arrogancë.

Duke sqaruar cilësitë e hipokritëve Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajetet 60-63:

A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi. (60) Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti Allahu dhe te i dërguari” i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën. (61) E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t’i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vijnë te ti (për t’u arsyetuar) dhe betohen në Allahun: “Ne nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtim” (e jo refuzimin e gjykimit tënd). (62) Ata janë për të cilët e di Allahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre. (63)

Ajetet kanë zbritur për njeriun hipokrit me emrin Birr, i cili kishte një ngatërresë me një jehudi. Jehudiu i thotë: Shko dhe shqyrtoje çështjen tonë te Muhamedi.

Hipokriti i thotë: “Të shkojmë dhe ta shqyrtojmë çështjen tonë te Keab bin Eshrefi, të cilin Allahu e ka quajtur “Tagut””.

Jehudiu me këmbëngulje refuzon dhe kërkon që çështjen ta shqyrtojë Muhamed bin Abdullahu.

Pejgamberi e përfundon lëndën në të drejtën e jehudiut.

Hipokriti nuk pajtohet me atë vendim – gjykim, dhe thotë: Do të shkojmë për shqyrtimin e lëndës te Umer bin Hatabi. Dhe shkojnë te ai, mirëpo kur Umeri r.a. e kuptoi se hipokriti nuk ishte pajtuar me gjykimin e të dërguarit të Allahut, e merr shpatën dhe i bie, pastaj hipokriti vdes dhe thotë: Kështu përfundon ai i cili nuk pajtohet me gjykimin e Allahut dhe të të dërguarit të Tij, pastaj jehudiu ia mbath me të katërtat. Për këtë shkak ka zbritur ky ajet. Xhibrili a.s. ka thënë: “Umeri e ka ndarë të vërtetën nga e pavërteta, të drejtën nga e padrejta dhe e ka quajtur “Faruk”.

Allahu me këto ajete i ka zbuluar hipokritët të cilët nuk e dëgjojmë të dërguarin dhe nuk pajtohen me gjykimin e tij, por dëshirojnë të gjykohen te të tjerët siç ishte Kahin Ebi Berzete el-Eslemiju ose Taguti Keab bin Eshrefi.

– Ata të cilët pretendojnë se besojnë në atë çka i ka zbritur Muhamedit, janë hipokritët.

– Ata të cilët pretendojnë se besojnë në atë çka ka zbritur para tij, janë jehudët.

Që të dy taborët janë interesuar për arrogancë dhe pabesim, e ai është Kahin Ebu Berzete el-Eslemiju ose Keab bin Eshrefi, i cili u ka thënë që të pajtohen me atë gjykim.

Ibn Eshrefi është quajtur tagut, për shkak të arrogancës dhe tejkalimit të së drejtës dhe armiqësisë ndaj të dërguarit dhe largimit nga e vërteta.

Ajeti u drejtohet të dy taborëve të cilët janë të urdhëruar në Kur’anin fisnik dhe në librat e mëparshme që të mohojnë tagutin dhe të largohen prej Tij, ku thotë: “Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” (En-Nahl: 36)

dhe thënia e Allahut të Madhërishëm ku thotë: “E kush nuk i beson tagutët, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje.” (El-Bekare: 256)

Besimi në Allahun dhe në të dërguarin e Tij është në kundërshtim me gjykimin në dikë tjetër përpos fjalës së Allahut ose në besim në Tagutin dhe ndikimi i Tagutit në ligjin të cilin e ka ligjësuar sheriati fisnik, mirëpo shejtani me cytjet e tij dhe me të këqijat e tij dëshiron që t’i devijon hipokritët dhe të ngjashmit me ta në rrugë të gabuar dhe larg nga e vërteta dhe e drejta.

Nëse, atyre hipokritëve u thuhet: Ejani të gjykoni me atë që ka zbritur Allahu dhe i dërguari për të gjykuar dhe për t’i shqyrtuar lëndët, e ajo është rruga e drejtë, i sheh se si hipokritët pengojnë që të bëhet orientimi në drejtim të Muhamedit, pra pengojnë me pengesa të shumta dhe refuzojnë rreptësisht ligjin e tij dhe çdo argument të fuqishëm të tij.

Ajo çka ndikon në ato veprime është: Pasimi i epsheve të tyre dhe interesat personale të tyre.

Pastaj, Kur’ani ua tërheq vërejtjen atyre hipokritëve se nëse refuzojnë i shkaktojnë vetes së tyre fatkeqësi, trazira dhe do të zbulohen ata dhe sekretet e tyre dhe si do të jetë gjendja e tyre.

Kjo vërejtje është vërejtje serioze për gjendjen e rrezikshme të tyre. Atëherë ata do të shkojnë te pejgamberi a.s. të betohen në Allahun me përbetim fals duke thënë: Me veprimin tonë kemi dëshiruar më të mirën dhe të kemi sukses në zgjidhjen e problemeve, mirëpo dredhia e tyre del në shesh. Ata janë të mallkuar prej Allahut. Allahu e ka ditur se çka fshihet në zemrat e tyre duke filluar prej lajkatimeve, urrejtjes dhe zilisë dhe duke pritur të keqen për muslimanët. Refuzimi i tyre nuk do të mirëpritet dhe do të mbeten të zbehtë, do të priten me fjalë të ashpra të cilat do të ndikojnë keq në shpirtrat e tyre, se ndoshta do të mendojnë dhe do të analizojnë për përmirësimin e gjendjes së tyre dhe ndryshimin e qëndrimit të tyre.

–

Dr. Vehbetu Zuhejli

“Tefsiri i Kur’anit fisnik (niveli mesatar)”

Vëllim i 2

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje