Çka falë Allahu i Madhërishëm

Njeriu për nga dobësia e tij dhe pasimi i epsheve të tij nuk përkujdeset dhe harron ndëshkimet. E sheh, bën gabime dhe mëkate të cilat e hidhërojnë Allahun. Kjo, nga shkaku se gabimi dhe mëkati në fakt nuk janë në dobi të njeriut, por janë në dëm të tij dhe në dëm të interesave të tij, përfundon me rezultatet më të këqija dhe në rreziqet më të mëdha edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.

– Në këtë botë i paraqitet dëmi në shëndet, në famë dhe në ndërgjegjen e tij.

– Në botën tjetër i paraqitet dëmi i përgjithmonshëm, ku do të digjet me zjarr të xhehenemit.

Për të mirën e tij, për interesin e tij dhe për personalitetin e tij, Allahu i ka ndaluar mëkatet dhe të këqijat dhe mëkatbërësit i ka paralajmëruar për dënime të dhimbshme. Mirëpo, Allahu është i mëshirshëm ndaj robërve të Tij, e ka hapur derën e shpresës dhe e ka larguar nga zemra pesimizmin dhe dëshiron që të kthehen në rrugën e qëndrueshme dhe të drejtë për të përfituar kënaqësinë e Allahut. Allahu u ka premtuar penduesve të sinqertë që do t’i falë për veprimet e tyre, që do të thotë se ua fshinë mëkatet, dhe atij të cilit i falen mëkatet ai e meriton shpërblimin e xhenetit pa dënim dhe pa ndëshkim, mirëpo nëse Allahu dëshiron, cilin do prej besimtarëve e dënon për shkak të mëkateve të tij dhe pastaj e akomodon në xhenet.

Duke sqaruar rregullin e premtimit dhe të kërcënimit, Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajeti 48:

S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh. (48)

Ky ajet është rrjedhojë e reagimit ndaj atyre të cilët mendojnë se gabimet u falen edhe nëse nuk besojnë në Zotin, të cilët thonë “Zoti do të na falë edhe pse mëkatojmë”.

Siç tregon Ebi Ejubi el-Ensariju r.a. se shkak i zbritjes së ajetit është se një njeri shkon te pejgamberi a.s. dhe i thotë:

– Djali i vëllait tim bën vazhdimisht harame.

– Si është çështja në fenë e tij? – e pyet Muhamedi a.s.

– Falet dhe e dëshmon shehadetin – i përgjigjet.

– Shko kërkoja fenë e tij, nëse e shet, blije prej tij.

– Ai njeri shkon dhe ia kërkon fenë, por ai e refuzon. Pastaj shkon te pejgamberi a.s. dhe e lajmëron dhe i thotë: Ai është i vendosur në fenë e tij. Për këtë arsye ka zbritur ajeti: “Padyshim se Allahu nuk e falë idhujtarinë, përpos kësaj, falë cilin do Ai.”

Ky ajet është specifikim i ajetit: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-Zumer: 53). Që do të thotë se të gjitha gabimet dhe mëkatet janë element i faljes, përpos mëkatit (krimit) të idhujtarisë, pra, t’i përshkruhet djalë ose t’i përshkruhet ortak Allahut të Madhërishëm.

Idhujtaria është mëkati më i madh tek Allahu i Madhërishëm nga shkaku se pengon dritën e besimit për të depërtuar në zemër. Është çështja kulminante e cila e poshtëron mendjen e njeriut. Nga aty burojnë të gjitha degjenerimet të cilat shkatërrojnë individët dhe shoqëritë. Në këtë nuk duhet befasuar, idhujtari mendon se një idhull ose në njeri i ngjashëm si ai mund të ketë ndikim në jetë apo në gjithësi.

Përderisa, në besimin e sinqertë në Zotin Një, e ngritë njeriun në adhurimin e Zotit, mbështetjen në Zot, në sinqeritet ndaj Tij, në këtë është drita e zemrës, pastërtia e shpirtit, mendjemprehtësia dhe krenaria e plotë. Për këtë arsye, të gjitha mëkatet janë element i faljes përballë besimit, nga shkaku se drita e besimit i zhdukë dhe i asgjëson, mirëpo falja e besimit është e ndërlidhur me dëshirën e Zotit. Dëshira e Allahut është për pendimtarët të cilët veprojnë punë të mira të cilat i ka urdhëruar Allahu dhe largohen nga ajo çka ka ndaluar Allahu. Kjo në bazë të thënies së Allahut: “S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (El-Hud: 114)

Njerëzit, përballë të këqijave janë katër llojesh:

1. Pabesimtari i cili vdes në pabesimin e tij.

Ai është përgjithmonë në xhehenem. Kjo është miratuar edhe nga ixhmai.

2. Besimtari bamirës i cili kurrë nuk bën mëkate dhe vdes pa mëkate.

Ky është në xhenet. Kjo është miratuar edhe nga ixhmai.

3. I penduari, i cili vdes pasi të jetë penduar.

Ky është në të njëjtin tabor me besimtarin bamirës, vetëm se me dëshirën e Allahut.

4. Mëkatari i cili vdes para pendimit.

Vendi dhe pozicioni i tij tek Allahu është se nëse do e dënon, por nëse do e toleron, kjo në bazë të ajetit të cilin e përmendëm më lartë.

“S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do.” (En-Nisa: 48)

Që do të thotë se, përpos idhujtarisë mund të bëhet falja e gabimeve. Kjo varësisht prej një njeriu nga një njeri tjetër:

– Cilin do Allahu që t’i falen gabimet, e falë,

– Cilin do Allahu e dënon për mëkatet.

E gjithë kjo, varet prej urtësisë së lartë të Allahut. Çështja është në kompetencën e njohurisë së Allahut, Zotit të gjithë botëve.

–

Dr. Vehbetu Zuhejli

“Tefsiri i Kur’anit fisnik (niveli mesatar)”

Vëllim i 2

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje