Komentim në formë hutbeje i sures Jasinë
–
Ajetet 59–69:
59. E tani, o ju kriminel ndahuni.
60. O bijtë e Ademit, po a nuk ju kam urdhëruar, që të mos adhuroni shejtanin, ai është armiku i qartë i juaji.
61. Dhe të më adhuroni vetëm Mua! Kjo është rruga e drejtë.
62. Vërtetë, ai ka humbur grumbuj njerëzish nga mesi juaj, a nuk keni logjikuar.
63. Ky është xhehenemi cili ju është premtuar.
64. Tani hyni në të për shkak se keni mohuar të vërtetën.
65. Ne sot ua mbyllim gojët e tyre, Neve do të na flasin duart e tyre, ndërsa këmbët e tyre na dëshmojnë çka kanë punuar.
66. E, sikur të dëshironim do t’ua merrnim të parët e syve të tyre,e do të vraponin rrugës me shpejtësi, po si do të shihnin.
67. E, sikur të dëshironim, do t’i kishim ngulitur në vend, e nuk do të mund të shkonin as para e as mbrapa.
68. Atë që e bëjmë të jetojë gjatë, e bëjmë krijesë të dobët. A nuk po kuptojnë.
69. Ne atij (Muhamedit) nuk i mësuam poezi, se ajo nuk i përket atij. Vërtetë ky Kur’an është përkujtim dhe Kur’an i qartë.
Atëherë kur besimtarët do të vendosen në Xhenet, pabesimtarët nënçmohen dhe largohen nga besimtarët!
Atëherë kur të devotshmit do të vendosen në Xhenet, kriminelët poshtërohen: “Ndahuni nga të devotshmit!”
Në fund të këtij qëndrimi të vështirë, proklamon dënimin e dhembshëm me një ironi.
Në fund të asaj gjendjeje, proklamon dënimin e dhembshëm me një sarkazëm:
59. “E tani, o ju kriminelë, ndahuni!”
(59) Vemtaazul jevme ejjuhel muxhrimuun.
Pastaj Zoti i Madhërishëm u thotë kriminelëve dhe pabesimtarëve:
60. “O bijtë e Ademit, po a nuk ju kam urdhëruar që të mos adhuroni Shejtanin, se ai është armik i qartë i juaji?!”
(60) Elem eahed ilejkum jaa benii aademe en laa teabudush-shejtaane innehuu lekum ‘aduvvun mubiin.
Thirrja “O bijtë e Ademit” këtu nënkupton nënçmimin; këtu ka për qëllim pabesimtarët dhe kriminelët.
Zoti i Madhërishëm na tregon se Shejtani e nxori babanë e njerëzimit nga Xheneti, kurse njerëzit pastaj e adhurojnë atë, edhe pse është armiku i tyre i përbetuar.
Zoti i Madhërishëm u thotë pabesimtarëve:
62. “Vërtet, ai ka humbur grumbuj njerëzish nga mesi juaj, a nuk keni ditur?”
(62) Velekad edal-le minkum xhibil-len kethiiren efelem tekuunuu teakiluun.
“O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni Shejtanin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapur?!”
Fjala “Xhibillan” ka kuptimin e turmave të mëdha të njerëzve.
U thuhet atyre se nuk kanë pasur kujdes ndaj armikut të tyre, i cili ka humbur shumë gjenerata. Këtë kuptim ka teksti: A nuk mblodhët mend?
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
61. “(Ju porosita) të Më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!”
(61) Ve eniëbuduunii haa dhaa siraatun mustekiim.
Zoti i Madhërishëm thotë:
Ejani tek Unë!
Pranojeni ftesën Time!
Pranojeni porosinë dhe këshillën Time!
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
63. “Ky është Xhehenemi, i cili ju është premtuar.”
64. “Tani hyni në të, për shkak se keni mohuar të vërtetën.”
(63 )Haadhihii xhehennemul-letii kuntum tuu’aduun.
(64) Islevhel-jevme bimaa kuntum tekfuruun.
Besimtarë të nderuar!
Kur’ani na tregon për një skenë të çuditshme të Ditës së Gjykimit:
Kjo është një skenë e tmerrshme.
Kjo është një skenë që i frikëson zemrat edhe nëse vetëm e parafytyrojnë!
Në atë ditë:
- Gjuhët lidhen.
- Duart flasin.
- Këmbët dëshmojnë.
Këtë gjë nuk e kanë parë më parë.
Këtë gjë as që e kanë pritur, ku Zoti i Madhërishëm thotë:
65. “Ne sot ua mbyllim gojët e tyre; Neve do të na flasin duart e tyre, ndërsa këmbët e tyre do të na dëshmojnë çfarë kanë punuar.”
(65) Eljevme nehtimu ‘alaa efvaahihim ve tukel-limunaa ejdiihim ve tesh’hedu erxhuluhum bimaa kaa nuu jeksibuun.
Kështu poshtërojnë njëri-tjetrin.
Dëshmojnë kundër tyre gjymtyrët e tyre.
Copëtohet personaliteti i tyre pjesë-pjesë.
Përgënjeshtrojnë njëri-tjetrin.
Çdo organ i kthehet Zotit në mënyrë individuale.
Çdo gjymtyrë e trupit i kthehet Krijuesit të vet e dorëzuar!
Vëllezër të nderuar!
Sikur të dëshironte Zoti xh.sh., do të vepronte ndryshe e do t’i dënonte sa të donte, siç thotë:
66. “E sikur të duam Ne, do t’ua verbonim sytë e tyre e ata do ta mësynin rrugën; po si do të shihnin?!”
(66) Ve lev neshaaaau letamesnaa ‘alaa eajunihim festebekus-siraata fe ennaa jubsiruun.
Këtu paraqitet një lloj dënimi.
Në këtë skenë, ata janë të verbër dhe ashtu të verbër ia mësyjnë rrugës.
Shkaktojnë trazira ashtu siç bëjnë të verbrit kur dalin në gara: “Po si do të shihnin?!”
Shtyhen në kalim.
Shkaktojnë trazira ashtu siç dalin në gara dhe rrëzohen të verbrit në këto raste: “Po si do të shihnin?!”
Në këtë skenë ata duken si kukulla e lojëra, të tallur e të nënçmuar, mirëpo pak më parë talleshin me premtimin e Zotit dhe e nënçmonin!
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
67. “Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para, as prapa.”
(67) Velev neshaaaau lemesehnaahum ‘alaa mekaanetihim femestetaa’uu mudijjen ve laa jerxhi’uun.
Këtu paraqiten dy lloje dënimi, prej të cilave Zoti do të zgjidhte atë që dëshironte.
Në këto dy skena dënimi theksohet nënçmimi e tallja:
Nënçmim për përgënjeshtarët, të cilët thoshin: “Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?”
Tallje për tallësit, të cilët thoshin: “Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?”
Në këtë skenë, ata ndalen papritmas në vend, s’mund të ecin as para e as prapa, edhe pse pak më parë ishin të verbër që ia mësynin rrugës dhe hutohen!
Në këtë skenë ata duken si kukulla e lojëra, të tallur e të nënçmuar, mirëpo pak më parë talleshin me premtimin e Zotit dhe e nënçmonin!
E gjithë kjo do të ndodhë kur do të afrohet koha e caktuar, për të cilën kërkojnë të shpejtohet.
Sikur të qëndrojnë në tokë, të jetojnë gjatë dhe t’u jepet pak kohë nga premtimi i caktuar, ata do të shkojnë në drejtim të së keqes.
Përfundim
Njeriu kalon në dy faza:
- Në fazën e fëmijërisë dhe të rinisë; dhe
- Në fazën e pleqërisë.
Në fazën e fëmijërisë, fëmija është i dashur, buzëqesh, me zemër e fytyrë të ngrohtë për çdo gjest të marrë.
Ndërsa për fazën e pleqërisë, Zoti i Madhërishëm thotë:
68. “Atë që e bëjmë të jetojë gjatë, e bëjmë krijesë të dobët. A nuk po kuptojnë?!”
(68) Ve men nu’am-mirhu nunekkis-hu fil halki efelaa jeakiluun.
Ata plaken e pastaj kthehen te faza e parë e krijimit të tyre.
Pleqëria kthehet prapa në fëmijëri, pa e pasur kënaqësinë dhe pastërtinë e dashur të fëmijërisë!
Plaku kthehet në fillim të krijimit të tij:
- I dobësohet trupi.
- I kërrusen eshtrat.
- Harron atë që e ka ditur.
- I dobësohet mendja derisa bëhet përsëri fëmijë.
Në krahasim me fëmijën, plakut i drejtohen nga mëshira, si dhe gjithmonë është i tallur kur vepron ashtu siç vepron fëmija, kur bën marrëzi dhe kur kërruset nga mosha!
Ky dënim i pret përgënjeshtarët nga Zoti i Madhërishëm.
Në kontekst nuk mbulohet çështja e llogarisë së të tjerëve, por rrëfehet dhe paraqitet me urrejtje dhe nënçmim.
–
Dr. Musli Vërbani