TË NDALUARIT E ARIT DHE MËNDAFSHIT PËR MESHKUJT
Pyetje: Cila është arsyeja e ndalimit të arit dhe mëndafshit për burra e jo për femra?
Përgjigje: Kjo është dituri e cila edhe nëse dihet nuk të bënë dobi, po edhe nëse nuk mësohet nuk do të dëmton.
Mos pyet për arsyen (urtësinë) sepse kusht është te pyetja për ligjësimin e një çështje që urdhërmarrësi me qenë i barabartë me urdhërdhënësin. Njeriu patjetër duhet të pranoj urdhrin, sepse Allahu e ka urdhëruar ashtu.
Urtësia e çdo çështjeje është se Fukahatë në rend të parë kanë vepruar (e kanë krye urdhrin) pastaj e kanë kuptuar shkakun, arsyen dhe urtësinë, pastaj kanë thënë dhe nuk kanë dyshua asnjëherë në atë çka kanë veprua, pra për ta kuptua shkakun dhe arsyen.
Esenciale është se unë në rend të parë e pranoj urdhrin, i përmbahem asaj sepse Allahu më ka urdhërua për atë çështje, e tek pastaj hulumtoj për shkakun, arsyen dhe urtësinë e atij urdhri.
Transmeton Buhariju, Muslimi dhe Ahmedi se “i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka ndalu unazën e arit”.
Transmetohet nga Ibn Abasi r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka pa unazën e arit në dorën e një njeriu dhe ia ka hequr e ia ka gjuajtur dhe ka thënë: “A dëshiron që ndokush prej juve me u djeg në gaca të Xhehenemit, për shkak se e mban në dorën e tij”.
Pasi që ka shkua i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i kanë thënë atij njeriu merre unazën dhe shfrytëzoje për diçka tjera, por ai ka thënë: Jo, për Zotin nuk e marr kurrë, pasi që veç e ka gjuajtur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. (Transmeton Muslimi, Ibn Habani, dhe e ka vërtetuar Taberaniju).
Transmetohet nga Abdullah Ibn Umeri se Pejgamberi s.a.v.s. i ka pa disa prej Sehabeve me unazë të arit, dhe ia ka hequr atyre, dhe e ka gjuajt, dhe e ka marrë unazën e hekurit, e ka thënë: Kjo (unaza e arit) është sherr, kjo është stoli e banorëve të Xhehenemit, për atë arsye edhe e ka gjuajtur. Kur njëri prej Sehabeve e ka marrë unazën e argjendit, ka heshtur. (Transmeton Ahmedi, Buhariu me senedin e mirë dhe të vërtetë)
Po ashtu transmetohet se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit mos të vesh rroba të mëndafshta dhe mos të mbaj ari”.(Transmeton Ahmedi nga Ebi Imameti Merfuan me sened hasen)
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”