SUREJA JASINË: HUTBEJA E SHTATË

Komentim në formë hutbeje i sures Jasinë

Ajetet 48-58:

48. “Dhe thonë: ‘Kur do të jetë ai premtim, nëse e thoni të vërtetën?’”

49. (Ata s’kanë çka presin) përpos një zë trishtues i cili do t’i kaploj kur të jenë të ngatërruar mes vete.

50. E, nuk do të kenë mundësi të lënë asnjë porosi, e nuk do të mund të kthehen as në familjet e tyre.

51. Do t’i fryhet surit, kur ja ata prej varrezave drejtohen kah Zoti i tyre.

52. Duke thënë: Mjerë për ne, Kush na ngriti (na ringjalli) nga varret tona?!”. (Marrin përgjigje) “Kjo është çka u ka premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe çka kanë vërtetua  pejgamberët”.

53. Do të jetë vetëm një zë i fuqishëm, kur të gjithë të paraqitur para Neve.

54. Sot, padrejtësi nuk do t’i bëhet askujt, por do të shpërbleheni vetëm ashtu si keni punuar.

55. Sigurisht, banorët e xhenetit, atë ditë do të jenë duke përjetuar gëzimin e tyre.

56. Ata dhe gratë e tyre do të qëndrojnë të mbështetur në kolltukë të vendosura në hije.

57. Aty kanë pemë dhe çka të duan.

58. (Përshëndeten me) Selam nga thënia e Zotit  Mëshirues.

Idhujtarët e mohojnë ringjalljen dhe me ironi u thonë besimtarëve që të ndodhë sa më shpejt Dita e Gjykimit.

Idhujtarët e mohojnë ringjalljen me sarkazmë, u thonë besimtarëve që të ndodhë sa më shpejt Dita e Gjykimit.

Edhe sot ka njerëz të cilët dyshojnë në atë që ka premtuar Zoti i Madhërishëm, se do të ndodhë Dita e Gjykimit.

Edhe sot ka njerëz të cilët tallen me atë se do të ndodhë Dita e Gjykimit. Këtë e tregon Zoti i Madhërishëm në suren Jasin, ku thotë:

48. “Dhe thonë: ‘Kur do të jetë ai premtim, nëse e thoni të vërtetën?’“

(48) Ve jekuuluune metaa haadhel veadu in kuntum saadikiin.

Sikurse në këtë rast, kjo pyetje e pabesimtarëve dhe idhujtarëve përsëritet në shumë raste në Kur’an.

Mirëpo duhet ditur se:

Premtimi i Zotit xh.sh. nuk shpejtohet për shkak se njerëzit kërkojnë një shpejtim të tillë.

Duhet ditur se:

Premtimi i Zotit xh.sh. nuk shpejtohet për shkak të lutjeve të tyre, sepse çdo gjë te Zoti është e caktuar dhe ka kohën e vet.

Duhet kuptuar se:

Premtimi i Zotit xh.sh. nuk vonohet për shkak të lutjeve të tyre, sepse çdo gjë te Zoti është e caktuar dhe ka kohën e vet.

Gjërat ndodhin sipas urtësisë së amshueshme të Zotit, që vë çdo gjë në vendin e vet.

Gjërat ndodhin sipas urtësisë së Zotit, se çdo ngjarje ka kohën e caktuar.

Çdo gjë në këtë gjithësi lëviz sipas sistemit të shkruar në Levhi Mahfudh.

Çdo gjë në këtë gjithësi lëviz sipas sistemit të caktuar në Librin e Ruajtur.

“Kur do të plotësohet ai premtimi i ringjalljes, të cilin veç na keni premtuar e na keni paralajmëruar e na keni kërcënuar? Kjo nëse me pretendimin tuaj dhe me premtimin tuaj jeni të sinqertë.”

Besimtarë të nderuar!

Parashtrohet pyetja: Si i është përgjigjur Zoti i Madhërishëm kësaj pyetjeje të gabuar?

Përgënjeshtarët marrin përgjigje të shpejtë:

49. “Nuk janë duke pritur tjetër veçse një britmë, që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.”

(49) Maa jendhuruune il-laa sajhaten vaahideten teëhudhuhum ve hum  jehissimuun.

Dita e Kijametit do të ndodhë atëherë kur do të bisedohet për një skenë nga skenat e shumta të Kijametit.

Pra, njerëzit do të shohin se si do të ndodhë, e jo kur do të ndodhë.

Kur do të ndodhë ajo britmë?

Për këtë Zoti i Madhërishëm thotë:

50. “E nuk do të kenë mundësi të lënë asnjë porosi, e nuk do të mund të kthehen as në familjet e tyre.”

(50) Felaa jestetii’uune tevsijeten ve laa ilaa ehlihim jerxhi’uun.

Njerëzit papritmas përfundojnë ashtu siç janë:

  • Pa u lënë porosi pasardhësve!
  • Nuk mund të kthehen në familjet e tyre!
  • Nuk mund t’u thonë ndonjë fjalë familjeve të tyre dhe askujt tjetër!

Pastaj, Zoti i Madhërishëm thotë:

51. “I fryhet ‘Surit’ e ata dalin nga varrezat dhe shpejtojnë TEK ZOTI I TYRE. “

(51) Ve nufiha fis-suuri feidhaa hum minel exhdaathi ilaa rabbihim jensiluun.

Më vonë qetësohen pak, sepse e kuptojnë pasi informohen:

52. Ashtu të habitur e të frikësuar pyesin: ‘Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?’ “E kjo është ajo që e premtoi Zoti dhe e vërtetuan të dërguarit.”

(52) Kaaluu jaa vejlenaa men be’athenaa min merkadinaa, haadhaa maa ve’aderr-rrahmaanu ve sadekal murseluun.

Ku janë ata?

Edhe ata janë të vdekur.

Pastaj dëgjohet zëri i fuqishëm i fundit:

53. “Ajo nuk është tjetër, përveçse një zë i fuqishëm, dhe ata të gjithë do të jenë të paraqitur para Nesh.”

(53) In kaanet il-laa sajhaten vaahideten feidhaa hum xhemii’un ledejnaa muhdaruun.

Do të jetë vetëm një britmë!

Ajo britmë i rrëmben papritmas kur janë të zënë mes vete në betejën e jetës, kurse ata nuk e presin atë çast.

Ajo britmë i rrëmben papritmas kur polemizojnë në preokupimin e jetës, kurse ata as që e paramendojnë atë.

Ky është vetëm një zë.

Papritmas ata, të shkatërruar, të hutuar, të habitur dhe me një shpejtësi të çuditshme, rikthehen: “Dhe ata të gjithë do të jenë të paraqitur para Nesh.”

Të gjithë do të qëndrojnë para Zotit të Madhërishëm. I gjithë njerëzimi, prej Ademit a.s. e deri te njeriu i fundit, do të qëndrojë para Zotit për të pritur vendimin përfundimtar.

Besimtarë të nderuar!

Përgatitet ekspozimi me një shpejtësi të madhe.

Papritmas dëgjohet vendimi suprem për karakterin e qëndrimit.

Dëgjohet vendimi i llogaridhënies mbi të gjithë, ku Zoti i Madhërishëm thotë:

54. “Sot, padrejtësi nuk do t’i bëhet askujt, por do të shpërbleheni vetëm ashtu si keni punuar.”

(54) Fel jevme laa tudhlemu nefsun shej-en ve laa tuxhzevne il-laa maa kuntum teameluun.

Fjala “El Jevm” ka për qëllim Ditën e Gjykimit.

Në këtë shpejtësi të madhe përfundojnë tri skenat:

  • Dita e shkatërrimit total;
  • Dita e paraqitjes para Zotit për t’u gjykuar; dhe
  • Gjykimi i drejtë.

Ekziston lidhshmëria me kundërshtimin e atyre që dyshuan në ditën e premtuar e të njohur!

Përfundim

Në ajetet në vijim tregohet kënaqësia dhe lumturia e besimtarëve:

55. “Sigurisht, banorët e xhenetit atë ditë do të jenë duke përjetuar gëzimin e tyre.”

56. “Ata dhe gratë e tyre do të qëndrojnë të mbështetur në kolltukë të vendosur në hije.”

57. “Aty kanë pemë dhe çfarë të duan.”

(55) Inne es-haabel xhennetil jevme fii shugulin faakihuun.

(56) Hum ve ezvaaxhuhum fii dhilaalin ‘alel eraaaaiki muttekiuun.

(57) Lehum fii haa faakihetun velehum maa jedde’uun.

Vijon shpërblimi i besimtarëve.

Banorët e xhenetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.

Ata dhe bashkëshortet e tyre janë nën hije, të mbështetur në kolltukë.

Aty ata kanë pemë.

Aty kanë çfarë të duan.

Ata aty janë duke përjetuar begatitë.

Aty jetojnë të kënaqur e të gëzuar!

Aty e realizojnë çdo dëshirë.

Ata janë nën hije, pushojnë nën flladin e puhisë dhe janë të mbështetur në kolltukë e kënaqen së bashku me bashkëshortet e tyre.

Aty, përpos këtij respekti e nderimi, ata aty:

58. “(Përshëndeten me) ‘Selam’ nga thënia e Zotit Mëshirues.”(58) Selaamun kavlen min rabbin rahiim.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment