SUREJA JASINË: HUTBEJA E KATËRT

Komentim në formë hutbeje e sures Jasinë.

Ajetet 28-36:

Transliterim:

(28) Ve maa enzel naa ‘alaa kavmihii min beadihii min xhundin mines-semaaaai ve maa kunnaa munziliin.

(29) In kaanet il-laa sajhaten vaahideten feidhaa hum haamiduun.

(30) Jaa hasreten ‘alel ‘ibaadi maa jeëtiihim min resuulin il-laa kaanuu bihii jestehziuun.

(31) Elem jerev kem ehleknaa kablehum minel kuruuni ennehum ilejhim laa jerxhi’uun.

(32) Ve in kul-lun lemmaa xhemii’un ledejnaa muhdaruun.

(33) Ve aajetun lehumul erdul mejtetu ehjejnaahaa ve ehrexhnaa minhaa habben feminhu jeëkuluun.

(34) Vexhe’alnaa fiihaa xhennaatin min nehiilin ve eanaabin ve fexh-xhernaa fiihaa minel ‘ujuun.

(35) Li jeëkuluu min themerihii ve maa ‘amilet-hu ejdiihim efelaa jeshkuruun.

(36) Subhaanel-ledhii halekal ezvaaxhe kul-lehaa mim-maa tunbitul erdu ve min enfusihim ve mim-maa laa jealemuun.

Përkthimi:

28. Pas (vdekjes) tij, kundër popullit të tij, ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli, dhe as që kishte nevojë për të dërguar (ushtri kundër tyre).

29. Përpos një britme të vetme, kur menjëherë ata të ftohur (të vdekur).

30. O mjerë për robërit e mi, çdo herë që u erdhi ndonjë pejgamber ata vetëm se talleshin me të.

31. A nuk kanë parë ata, sa e sa gjenerata para tyre kemi zhdukur, dhe ata nuk u kthyen.

32. Por që të gjithë, të tubuar do të paraqiten tek Ne.

33. Dhe, argument për ta, është toka e vdekur, të cilën ne e ngjallim, dhe, prej saj nxjerrim drithin të cilin e hanë.

34. Dhe, Ne u kemi bërë në të kopshte prej hurmash e rrushi, dhe në të kemi bërë të shpërthejnë burime uji,

35. Që të hanë nga frutat e saj, dhe çka punojnë (prodhojnë) duart e tyre, a nuk po falënderojnë.

36. I pastër nga çdo e metë është Ai i cili çdo gjë e ka krijua çift, çka ka në tokë, e edhe prej vet tyre (njerëzve),dhe nga ata që ata nuk dinë.

Në Hutben e kaluar kemi treguar se:

Banorët e vendit Antakij nuk kanë besuar në Zotin!

Nuk e kanë pranuar ftesën e pejgamberëve!

Nuk e kanë dëgjuar këshillën e besimtarit të sinqertë!

Përfundimisht e kanë mbytur besimtarin e sinqertë.

Përfundimisht e kanë mbytur këshilltarin e drejtë.

Pasi e kanë mbytur besimtarin, çfarë ka ndodhur?

I ka goditur një zë nga qielli.

Nga ai zë i fuqishëm kanë mbetur të ngrirë në vend.

Nga ai zë i fuqishëm kanë vdekur.

Zoti i Madhërishëm thotë:

28. “Pas (vdekjes) tij, kundër popullit të tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli, dhe as që kishte nevojë për të dërguar (ushtri kundër tyre).

29. Përpos një britme të vetme, kur menjëherë ata (mbetën) të ftohur (të vdekur).” 

(28) Ve maa enzel naa ‘alaa kavmihii min beadihii min xhundin mines-semaaaai ve maa kunnaa munziliin.

(29) In kaanet il-laa sajhaten vaahideten feidhaa hum haamiduun.

Për Zotin xh.sh. është më e lehtë të dërgojë engjëj (melaqe) e ta shkatërrojë të keqen, sepse ajo është shumë e dobët.

Ai popull është nënçmuar dhe poshtëruar. Për këtë arsye i ka shkatërruar vetëm me një britmë.

Fundi i banorëve të cilët nuk kishin besuar në Zotin, në pejgamberët dhe e kishin mbytur besimtarin e drejtë, ishte vetëm nga një britmë e tmerrshme. Ajo britmë i ka ngrirë dhe i ka bërë të vdekur.

Kështu pra:

Kur’ani tregon për pamjen e tyre të mjerueshme.

Kur’ani tregon për pamjen e tyre nënçmuese dhe poshtëruese!

Idhujtarët kurejshitë, nëse do të vazhdonin me kryeneçësinë e tyre, atëherë shumë lehtë do të shkatërroheshin sikurse banorët e atij vendi.

Allahu i adresohet Pejgamberit të Tij, duke i kërcënuar kurejshitët: Nuk iu kemi kundërpërgjigjur atij populli me dënim nëpërmjet ndonjë ushtrie prej ushtrive të Allahut, si f.v. me gurëzim.

Allahu i adresohet Pejgamberit të Tij, duke i kërcënuar kurejshitët: Nuk iu kemi kundërpërgjigjur atij populli me dënim nëpërmjet ndonjë ushtrie prej ushtrive të Allahut, si f.v. me përmbytje.

Allahu nuk iu ka kundërpërgjigjur atij populli me dënim nëpërmjet ndonjë ushtrie prej ushtrive të Allahut, si f.v. me ndonjë furtunë e kështu me radhë.

Allahu i ka kërcënuar kurejshitët se ka qenë vetëm një zë prej ndonjë engjëlli (melaqeje) dhe ata janë shkatërruar, e nga ai zë kanë mbetur të vdekur, të shtangur dhe janë bërë të ngurtë sikurse gurët.

Pas shqyrtimit të çështjes së idhujtarëve, të cilët e rezistonin thirrjen e Islamit me përgënjeshtrime, dhe shembujve nga tregimi i banorëve përgënjeshtarë, fundi i tyre ishte: “Kur qe, ata të ftohur, të vdekur.”

Besimtarë të nderuar!

Të gjitha tregimet në Kur’an kanë për qëllim që njerëzit të marrin mësim dhe këshilla.

Zoti i Madhërishëm tregon për pyetjen ironike të pabesimtarëve: “Dhe thoshin: ‘Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?’”

Zoti tregon për talljen e pabesimtarëve me Ditën e Gjykimit.

Ata kërkonin të shpejtohet premtimi për dënim sepse nuk besonin.

Edhe sot ka pabesimtarë të cilët nuk e besojnë Ditën e Gjykimit.

Edhe sot ndonjë individ kërkon përshpejtimin e dënimit për të nga shkaku se nuk është besimtar.

Edhe sot ndonjë komunitet kërkon përshpejtimin e dënimit për ta nga shkaku se nuk janë besimtarë.

Ka njerëz të cilët dyshojnë në atë që ka premtuar Zoti i Madhërishëm se do të ndodhë Dita e Gjykimit.

Ka njerëz të cilët tallen me atë se do të ndodhë Dita e Gjykimit. Këtë e tregon Zoti i Madhërishëm në suren Jasinë, ku thotë:

48. “Dhe thonë: ‘Kur do të jetë ai premtim, nëse e thoni të vërtetën?’“

(48) Ve jekuuluune metaa haadhel veadu in kuntum saadikiin.

Sikurse në këtë rast, kjo pyetje e pabesimtarëve dhe idhujtarëve përsëritet në shumë raste në Kur’an, mirëpo duhet ditur se:

Premtimi i Zotit xh.sh. nuk përshpejtohet për shkak se njerëzit kërkojnë një përshpejtim të tillë.

Duhet ditur se:

Premtimi i Zotit xh.sh. nuk shpejtohet për shkak të lutjeve të tyre, sepse çdo gjë te Zoti është e caktuar dhe e ka kohën e vet.

Duhet kuptuar se:

Premtimi i Zotit xh.sh. nuk vonohet për shkak të lutjeve të tyre, sepse çdo gjë te Zoti është e caktuar dhe ka kohën e vet.

Gjërat ndodhin sipas urtësisë së amshueshme të Zotit, që vë çdo gjë në vendin e vet.

Gjërat ndodhin sipas urtësisë së Zotit, se çdo ngjarje e ka kohën e caktuar.

Çdo gjë në këtë gjithësi lëviz sipas sistemit të shkruar në LevhiMahfudh.

Çdo gjë në këtë gjithësi lëviz sipas sistemit të caktuar në Librin e Ruajtur.

Besimtarë të nderuar!

Me rastin e shpejtimit të premtimit dhe përgënjeshtrimit, pasqyrohen skenat e Kijametit para tyre ashtu sikur të shihen me sy.

Në Ditën e Gjykimit Zoti i Madhërishëm do të thotë:

30. “O mjerë për robërit e Mi! Çdo herë që u erdhi ndonjë pejgamber, ata vetëm se talleshin me të.”

(30) Jaa hasreten ‘alel ‘ibaadi maa jeëtiihim min resuulin il-laa kaanuu bihii jestehziuun.

Banorët e vendbanimit Antakije, të cilët nuk i dëgjuan mësimet e pejgamberëve, si përfundim i sjelljeve të tyre kishin shkatërrimin e merituar në këtë jetë, përveç dënimit që i pret në jetën tjetër.

Banorët e vendbanimit Antakije, të cilët nuk dëgjuan as këshillat e atij besimtari të sinqertë, të Habib Nexharit, si përfundim i sjelljeve të tyre kishin shkatërrimin e merituar në këtë jetë, përveç dënimit që i pret në jetën tjetër.

Me këtë u tërhiqet vërejtja jobesimtarëve për pasojat që mund t’i përjetojnë për shkak se refuzojnë edhe shpalljen, edhe Pejgamberin.

Dëshpërimi është ndjenjë psikike ndaj gjendjes së pikëllueshme në të cilën njeriu nuk mund të ndikojë, përpos të dëshpërohet e të vuajë.

Zoti i Madhëruar deklaron se gjendja e robërve të tillë është për dëshpërim.

Gjendja e tillë është e zymtë!

Gjendja e tillë është e mjerë dhe u shkakton humbje të madhe këtyre ithtarëve!

O sa dëshpërim për robërit që kanë mundësi të shpëtojnë, por refuzojnë! Edhe pse para tyre paraqiten përfundimet e kobshme të të shkatërruarve, ata përsëri nuk marrin mësim.

Zoti i Madhërishëm ua hap dyert e mëshirës së Vet me anë të dërgimit të kohëpaskohshëm të pejgamberëve, mirëpo ata i mbyllin dyert e mëshirës dhe kanë qëndrim të keq ndaj Zotit: “O sa dëshpërim i madh për robërit, që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të!”

O robër të mjerë, të cilët e keni dëmtuar veten tuaj për shkak të përgënjeshtrimit të pejgamberëve! Çdo pejgamberi i cili ju është dërguar nga Allahu, të cilët ju kanë ftuar në monoteizëm, në të drejtën dhe në të mirën tuaj, ju jeni tallur me ta, i keni përgënjeshtruar dhe ua keni mohuar të drejtën që ju kanë sjellë.

Thënia e Allahut “O ju robër të mjerë” është thirrje për t’u kurorëzuar dështimi i tyre, për të paraqitur dështimin dhe humbjen e tyre, që nënkupton: kjo është koha për të prezantuar dhe për të dalë në pah, pra, qëllimi është shkatërrimi i atyre njerëzve atëherë kur t’ju ekzekutohet dënimi. Ky është pasqyrim për veprimet e kurejshitëve.

Besimtarë të nderuar!

Të mëparshmit që u shkatërruan gjatë viteve dhe shekujve të kaluar nuk kthehen.

Këtu ekziston një madhëri që kuptohet vetëm nga ai i cili analizon. Por robërit e mjeruar nuk kanë analizuar dhe kanë shkuar drejt rrugës së njëjtë!

A ka ndonjë gjendje më të dëshpëruar se kjo?! Pasi që kafsha rrëqethet kur e sheh vdekjen e kafshës tjetër dhe mbrohet aq sa mundet, atëherë si do të ishte me njeriun, i cili edhe pse i sheh vdekjet e njëpasnjëshme, përsëri vazhdon në të njëjtën rrugë?

Këto janë ajetet arkeologjike të cilat i refuzojnë e i lënë pas dore, edhe pse janë në veten e tyre, rreth tyre dhe në historinë e tyre të vjetër; përkundrazi, ata nuk i ndiejnë, e nëse këshillohen, nuk u rikujtohet: “…asnjë argument nuk u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthenin shpinën.” 

Historia e gjatë e vdekjeve paraqitet para syve, mirëpo robërit, sikur të ishin të verbër, nuk e shohin!

Zoti i Madhërishëm ua tërheq vërejtjen ku u thotë:

31. “A nuk kanë parë ata se sa e sa gjenerata para tyre kemi zhdukur, dhe ata nuk u kthyen?”

32. “Por që të gjithë, të tubuar, do të paraqiten tek Ne.”

(31) Elem jerev kem ehleknaa kablehum minel kuruuni ennehum ilejhim laa jerxhi’uun.

(32) Ve in kul-lun lemmaa xhemii’un ledejnaa muhdaruun.

Nëse paraardhësit e shkatërruar nuk rikthehen te pasardhësit e tyre të mëvonshëm, nuk do të thotë se janë të lënë pas dore e nuk japin llogari para Zotit pas një kohe… “Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.”

Në këtë mësim fillon qëndrimi i përgjithshëm i përgënjeshtarëve në çdo popull. Ky mësim pasqyron formën e njerëzimit të humbur me shekuj, të cilët nuk mësojnë nga fundi i kobshëm i të shkatërruarve që zhduken para tyre e nuk kthehen deri në Ditën e Gjykimit: “Por që të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Zotit…”

Pra, a ende nuk keni marrë mësim nga ata të cilët i ka shkatërruar Allahu për shkak se kanë përgënjeshtruar pejgamberët, si f.v. Adin dhe Themudin, dhe se ata nuk mund të kthehen në këtë botë?!

Pastaj, Allahu u ka bërë me dije se pas dënimit në këtë botë ata prapë do të japin llogari dhe do të dënohen në botën tjetër.

Të gjithë popujt, të mëparshmit, të sotmit dhe të së ardhmes, do të gjykohen në Ditën e Gjykimit para Allahut të Madhërishëm.

Të gjithë popujt, të mëparshmit, të sotmit dhe të së ardhmes, do të shpaguhen që të gjithë, ose për të mirë, ose për të keq.

Ky është fakt: se ata të cilët Allahu i shkatërron në këtë botë, do të dënohen edhe në botën tjetër.

Ata nuk e kuptojnë argumentin e jetës së tyre që zhduket e nuk kthehet.

Vëllezër të nderuar!

Prej fakteve të cilat tregojnë për fuqinë e Allahut të Madhërishëm se ka mundësi të ringjallë, dhe ka mundësi për gjithçka, është:

33. “Dhe argument për ta është toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim dhe prej saj nxjerrim drithin të cilin e hanë.”

(33) Ve aajetun lehumul erdul mejtetu ehjejnaahaa ve ehrexhnaa minhaa habben feminhu jeëkuluun.

Ngjallja e tokës së thatë, e cila është shterpë, duke zbritur shiun e duke e bërë me bimë të llojllojshme, të cilat janë furnizim edhe për njerëzit, është argument edhe për ringjalljen e njerëzve.

Ngjallja e tokës së thatë, e cila është shterpë, duke zbritur shiun dhe duke i dhënë jehonë natyrës me gjelbërim, është argument për fuqinë e Allahut.

Ngjallja e tokës së thatë, e cila është shterpë, duke zbritur shiun e duke shpërthyer farërat nga toka, të cilat janë furnizim edhe për kafshët, është argument se ringjallja është e mundur dhe për fuqinë e Allahut.

Nga këto produkte furnizohen më së shumti njerëzit.

Vëllezër të nderuar!

Prej fakteve të tjera është formimi i plantacioneve nga vreshtat e kështu me radhë:

34. “Dhe Ne u kemi bërë në të kopshte prej hurmash e rrushi, dhe në të kemi bërë të shpërthejnë burime uji,”

(34) Vexhe’alnaa fiihaa xhennaatin min nehiilin ve eanaabin ve fexh-xhernaa fiihaa minel ‘ujuun.

Prej fakteve të cilat tregojnë për fuqinë e Allahut të Madhërishëm se ka mundësi të ringjallë dhe ka mundësi për gjithçka, është shpërthimi i ujërave për të formuar lumenj në vende të ndryshme, që njerëzit t’i konsumojnë frytet, siç janë hurmat dhe rrushi.

Prej fakteve të cilat tregojnë për fuqinë e Allahut të Madhërishëm se ka mundësi, është shpërthimi i ujërave për të formuar lumenj në vende të ndryshme.

E pse nuk po e falënderojnë Atë i cili i ka begatuar me këto mirësi të shumta?!

Njerëzit konsumojnë edhe atë që prodhojnë vetë nga duart e tyre, pra atë që prodhojnë prej farërave, të lashtave, prej perimeve, siç janë: lëngjet, reçelrat e kështu me radhë.

Pejgamberët thërrasin në Zot dhe çdo gjë në ekzistencë ju flet për Zotin xh.sh. Kjo është toka e afërt, të cilën e shohin të vdekur, pa jetë e pa ujë që gjallëron, pastaj e shohin të gjallë sepse mbijnë farat, mbulohet me kopshte hurmash e rrushi dhe burojnë burime uji, të cilat kudo që rrjedhin ngjallin jetë.

Jeta është mrekulli që s’mund ta krijojë dora e njeriut, por dora (fuqia) e Zotit xh.sh. është ajo që krijon mrekullira dhe i ngjall të vdekurit.

Nëse shikohen të mbjellat e rritura, kopshtet e bukura dhe frytet e pjekura, syri dhe zemra frymëzohen me fuqinë krijuese të Zotit xh.sh., e cila e zbut tokën për të dalë bima në liri e dritë, e gjelbëron drurin nën shkëlqimin e diellit dhe dritës, i zbukuron degët me gjethe e fryte, e çel sythin dhe e përgatit frytin për t’u pjekur e për t’u këputur. 

Fuqia e Zotit xh.sh. i ka aftësuar ata për punë ashtu siç i ka aftësuar bimët për jetë e zhvillim, siç ka thënë Zoti i Madhërishëm:

35. “Që të hanë nga frytet e saj dhe nga ajo që prodhojnë duart e tyre. A nuk po falënderojnë?”

(35) Li jeëkuluu min themerihii ve maa ‘amilet-hu ejdiihim efelaa jeshkuruun.

Qëllimi i këtij ajeti është që njerëzit t’i konsumojnë frytet, siç janë hurmat dhe rrushi, dhe që të konsumojnë edhe atë që prodhojnë vetë nga duart e tyre, pra atë që prodhojnë prej farërave, të lashtave, prej perimeve, siç janë: lëngjet, reçelrat e kështu me radhë.

E pse nuk po e falënderojnë Atë i cili i ka begatuar me këto mirësi të shumta?!

Është urdhër për falënderim në mënyrën e kundërt, se nuk është e drejtë të mos falënderohet, siç thotë Zoti i Madhërishëm:

“Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).” (Nahl, 14)

Përfundim

Duhet lavdëruar dhe lartësuar Zoti nga ata të cilët nuk kanë krijuar asgjë. Zoti i Madhërishëm thotë:

36. “I pastër nga çdo e metë është Ai i Cili çdo gjë e ka krijuar çift: çka ka në tokë, prej vetë atyre (njerëzve),”

(36) Subhaanel-ledhii halekal ezvaaxhe kul-lehaa mim-maa tunbitul erdu ve min enfusihim…

Allahu është i vetmi i cili ka krijuar çdo lloj nga të gjitha kultivimet bujqësore, duke filluar nga drithërat, pemët dhe perimet.

Zoti i ka krijuar të gjallët në çifte, ashtu siç i ka krijuar edhe bimët në palë e çifte etj.

Ka krijuar bimë, kopshte dhe lloje nga çka mban toka, ashtu siç janë njerëzit dhe krijesat e tjera që i di vetëm Zoti. Kjo pastërti është e meritueshme sepse paraqet një të vërtetë të madhe nga të vërtetat e kësaj ekzistence, gjegjësisht të vërtetën e unitetit të krijesës, të unitetit të rregullës dhe të formimit…

Allahu ka krijuar çiftet mashkull dhe femër nga lloji njeri.

Martesa është rruga të cilën Allahu e ka përzgjedhur për ripërtëritje dhe shumëzim, në mënyrë që jeta të vazhdojë dhe të ruhet lloji njerëzor.

Ai e ka përgatitur secilin prej dy bashkëshortëve në mënyrë të tillë që secili prej tyre të luajë një rol pozitiv për realizimin e këtij qëllimi.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

36. “…dhe nga çka ata nuk dinë.”

ve mim-maa laa jealemuun.

Ky unitet i tillë frymëzon njësinë e fuqisë krijuese që krijon parimin e krijimit me forma, masa, lloje, gjini, karakteristika dhe cilësi të ndryshme të gjallesave, numrin e të cilave e di vetëm Zoti i Madhërishëm.

Kush e di, ndoshta kjo është rregull e përgjithshme e gjithësisë, bile edhe deri në botën e vdekur!

Është e njohur se atomi, i cili është pjesa më e imët e materies, përbëhet prej dy palëve, prej dy çifteve të ndryshme, pozitive e negative, që mbarësohen e bashkohen!

Gjithashtu janë vërejtur mijëra dysi yjore që përbëhen prej dy yjeve të lidhura ngushtë mes veti e që rrotullohen në një drejtim, sikur kanë një ritëm të përbashkët!

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment