SUREJA JASINË: HUTBEJA E PESTË

Komentim në formë hutbeje e sures Jasinë.

Ajetet 37-40:

Transliterim:

(37) Ve aajetun lehumul-lejlu neslehu minhun-nehaare fe idhaa hum-mudhlimuun.

(38) Vesh-shemsu texhrii limustekarr-rrin lehaa dhaalike tekdiirul ‘aziizil ‘aliim.

(39) Vel kamere kaddernaahu menaazile hattaa ‘aadekel ‘urxhuunil kadiim.

(40) Lesh-shemsu jenbegii lehaa en tudrikel kamere velel-lejlu saabikun nehaari ve kul-lun fii felekin jesbehuun.

Përkthimi:

37. Argument për ta është nata, me zhveshjen e ditës kur pas zhveshjes së saj, ata mbeten në terr.

38. Edhe dielli qarkullon nëpër kufirin e vet, të cilin kufi e ka caktuar i Gjithëfuqishmi, i Dituri.

39. Edhe hënës ia kemi caktuar fazat, deri sa të kthehet në trajtën e harkut.

40. As dielli nuk mund të arrijë hënën, e as nata nuk vjen para ditës, por secili noton në një hapësirë.

Prej fakteve të fuqisë së Allahut të Madhërishëm është se Zoti ka krijuar natën dhe ditën.

Prej fakteve të fuqisë së Allahut të Madhërishëm është se Zoti bën zëvendësimin e natës me ditën dhe anasjelltas.

Zoti e ka bërë depërtimin e ditës në natë, ashtu që paraqitet dita dhe humbet nata.

Zoti e ka bërë depërtimin e natës në ditë, ashtu që paraqitet nata dhe humbet dita.

Zoti i Madhërishëm thotë:

37. “Argument për ta është nata, me zhveshjen e ditës, kur pas zhveshjes së saj, ata mbesin në terr.”

(37) Ve aajetun lehumul-lejlu neslehu minhun-nehaare fe idhaa hum-mudhlimuun.

Toka sferike rrotullohet rreth boshtit të vet përballë diellit, ashtu që çdo pjesë e saj i ekspozohet dritës së diellit.

Një pjesë është ditë derisa të rrotullohet Toka e të largohet nga dielli, dhe atëherë largohet dita e lëshohet errësira.

Kështu, ky fenomen përsëritet në mënyrë të vazhdueshme dhe duket sikur drita e ditës largohet, e në vend të saj mbretëron errësira.

“Neslehu” është metaforë e heqjes së lëvozhgës.

Fenomeni i rënies së natës, në të cilën drita zhduket dhe errësira mbretëron, është një fakt i përsëritshëm.

Shprehja kur’anore rreth këtij fenomeni e pasqyron ditën të mbuluar me natën. Zoti i Madhërishëm prej ditës e nxjerr natën, ku thotë: “Kurse ata mbesin në terr.” (Jasin, 37)

Ndoshta mund të kuptojmë ndonjë sekret nëse e analizojmë nga aspekti i të vërtetës së tij. 

Vëllezër të nderuar!

Vazhdojnë ajetet e argumenteve.

Prej fakteve është edhe rrotullimi i diellit rreth vetes në hapësirë (vasionë).

Prej fakteve është edhe rrotullimi i diellit në korridorin hapësinor të tij.

Prej fakteve të fuqisë së Allahut të Madhërishëm është fenomeni i diellit, ku Zoti i Madhërishëm thotë:

38. “Edhe dielli qarkullon nëpër kufirin e vet, të cilin kufi e ka caktuar i Gjithëfuqishmi, i Dituri.”

(38) Vesh-shemsu texhrii limustekarr-rrin lehaa dhaalike tekdiirul ‘aziizil ‘aliim.

Një kohë njerëzit mendonin se dielli nuk lëviz rreth vetes, mirëpo më vonë u zbulua se nuk është trup statik, por lëviz në gjithësinë e gjerë në drejtim të caktuar.

“Mustekarrin leha” është metaforë e “perëndimit të saj” ose “fundit të lindjes së saj”.

Dielli qarkullon në drejtim të shënjestrës së vet.

Dielli rrotullohet rreth boshtit të vet.

Zoti xh.sh., i cili më së miri e di lëvizjen dhe rrotullimin e diellit, thotë se udhëton nëpër korridorin e vet për në cakun përfundimtar.

Këtë cak përfundimtar nuk e di askush përpos Zotit të Madhëruar!

Kur e kemi të ditur se dielli është më i madh se Toka për afër një milion herë dhe se një trup i tillë grandioz lëviz e rrotullohet në gjithësi pa kurrfarë mbështetjeje, kuptojmë një pjesë të fuqisë dhe diturisë që e rregullojnë këtë ekzistencë: “Ky është përcaktim i Ngadhënjyesit, të Dijshmit.”

Vëllezër të nderuar!

Allahu ka caktuar ashtu që hëna t’i ketë pozicionet e saja.

Allahu ka caktuar ashtu që hëna të qarkullojë nëpër korridoret e veta.

Allahu ka caktuar ashtu që hëna t’i ketë fazat e saja, në të cilat qarkullon nëpër korridoret e veta.

Ato janë njëzet e tetë faza; çdo natë zbret një pozicion, e cila konsiderohet zbritje për 13 shkallë në ditë.

Pastaj i plotëson dy net nëse muaji përbëhet prej tridhjetë ditëve, ose e plotëson për një natë nëse muaji përbëhet prej njëzet e nëntë ditëve.

Kur të përfundojë muaji, zvogëlohet derisa arrin në formën e degës së vogël të thatë të palmës. Zoti i Madhërishëm thotë:

39. “Edhe hënës ia kemi caktuar fazat, derisa të kthehet në trajtën e harkut.”

(39) Vel kamere kaddernaahu menaazile hattaa ‘aadekel ‘urxhuunil kadiim.

Hëna kalon nëpër fazat e veta: fillon në trajtën e harkut, që me kalimin e netëve ta marrë trajtën e rrumbullakët (hëna e plotë).

Pastaj përsëri fillon të ndryshojë e ta marrë formën e harkut (si degë e hurmës së tharë).

Hëna i ka 29 faza, respektivisht 30 faza, të cilat përbëjnë 29, respektivisht 30 ditët e muajit.

Në përgjithësi, fazat e hënës mund t’i ndajmë në dy periudha:

  • Gjysmëhëna e re, dhe
  • Gjysmëhëna e vjetër.

Gjysma e parë:

Gjysmëhëna e re ndahet në dy pjesë.

Gjysmëhëna e vjetër:

Gjysmëhëna e vjetër ndahet në dy pjesë.

Ai i cili e vështron hënën net me radhë, e kupton domethënien e thënies kur’anore: “Derisa të kthehet në trajtën e harkut.”

Këtë kuptim e ka ajeti kur’anor: “Menazil” dhe “Kadim”.

Edhe pse hëna gjatë netëve të para dhe atyre të fundit ka formën e harkut, përsëri vërejmë se në netët e para karakterizohet me shkëlqim e freski, kurse në ato të fundit me zbehtësi, pamje të zymtë, lodhje e dobësi, kryesisht si degë e hurmës së tharë!

Pra, nuk është e rastit që Kur’ani të flasë për hënën me këtë term inspirues e të çuditshëm! 

Vëllezër të nderuar!

Në fund, ajeti përcakton përkryerjen e sistemit qiellor.

Në fund, ajeti përcakton përkryerjen e sistemit të planetëve të mëdhenj dhe lëvizjeve të përpikta e të njësuara të fenomeneve. Zoti i Madhërishëm thotë:

40. “As dielli nuk mund të arrijë hënën, e as nata nuk vjen para ditës.”

(40) Lesh-shemsu jenbegii lehaa en tudrikel kamere velel-lejlu saabikun nehaari

Kjo është përcaktim prej Allahut, i cili mbizotëron dhe mposht çdo gjë e përfshin çdo gjë.

Dielli nuk shkon në atë drejtim që t’i afrohet hënës.

Nata nuk shkon në atë drejtim që t’i afrohet diellit.

Nuk mundet që nata të mos e lejojë ardhjen e ditës.

Nuk mundet që dita të mos e lejojë ardhjen e natës.

Kjo sepse secila prej tyre rrotullohet dhe qarkullon në hapësirën e vet qiellore.

Zoti, i cili e krijoi këtë gjithësi madhështore, i caktoi këto largësi të mëdha mes yjeve dhe planetëve.

Zoti e krijoi gjithësinë në atë formë për ta mbrojtur nga ndeshjet dhe aksidentet — deri në ditën e caktuar.

Dielli nuk mund ta arrijë hënën.

Nata nuk mund ta arrijë ditën.

Nuk ka pengim në rrugë, ngase qarkullimi natë-ditë nuk çrregullohet asnjëherë për shkak të këtij sistemi!

Përfundim

Prej fakteve është rrotullimi i trupave qiellorë rreth vetes në hapësirë (vasionë).

Prej fakteve është edhe rrotullimi i trupave qiellorë në korridorin hapësinor të tyre.

Zoti i Madhërishëm thotë:

40. “…por secili noton në një hapësirë.”

ve kul-lun fii felekin jesbehuun.

Fjala “jesbehun” ka kuptimin se lundrojnë, notojnë, qarkullojnë.

Lëvizja e këtyre trupave në gjithësinë e gjerë i ngjan lëvizjes së anijeve në oqeanin e gjerë, të cilat edhe pse janë të mëdha, përsëri duken si pika notuese në atë sferë.

Njeriu e ndien veten tepër të vogël kur i sheh këto miliona yje qarkulluese që nuk mund të numërohen.

Njeriu e ndien veten tepër të vogël kur i sheh këto miliona yje qarkulluese që janë të shpërndara në gjithësi e që lundrojnë në oqean.

Çdo yll ka vendqarkullimin të cilit nuk i shmanget gjatë lëvizjes apo rrotullimit.

Çdo planet ka vendqarkullimin të cilit nuk i shmanget gjatë lëvizjes apo rrotullimit.

Çdo trup qiellor ka vendqarkullimin të cilit nuk i shmanget gjatë lëvizjes apo rrotullimit.

Largësitë mes yjeve dhe planetëve janë të mëdha.

Këto largësi nuk janë asgjë në krahasim me largësitë mes sistemit tonë diellor dhe yllit më të afërt të sistemeve të tjera, që janë afër 4 vjet dritë.

Dr. Musli Vërbani

Lini një koment