Dr. Musli Vërbani
I papastri (xhunubi) – çka i lejohet dhe çka i ndalohet
ÇKA I LEJOHET ATIJ
– Sa më herët që pastrohet muslimani më e vlefshme është për të.
Mirëpo maksimumi (për gjendje të rregullt) i kohës për të qenë i papastër
është mos me i kalua një kohë e namazit, do të thotë hapësira në mes të
dy kohëve tënamazit.
– Në këtë hapësirë kohore i lejohet atij ushqimi, prerja e thonjve,
prerja e mustaqeve, rruarja, qethja, etj.
– Duhet theksuar se shejtani e shfrytëzon kohën derisa muslimani
është i papastër për të futur vesvese në mendjen e tij se është i papastër e
për këtë edhe toka e mallkon çka nuk është e vërtet.
– Një natë para betejës së bedrit muslimanët kanë fjetur dhe kanë
pushuar, kur janë zgjuar në mëngjes një pjesë e tyre kanë vërejtur se janë
bërë të papastër. Shejtani (i mallkuar) për shkak të papastërtisë së tyre ua
shton vesvesen në lutjet e tyre, u thotë se nuk do të pranohen te Allahu,
dhe ata betejën do t`a humbin dhe do të jenë të nënçmuar. Allahu atë ditë
zbret shi dhe pastrohen, u qetësohen zemrat e tyre, i forcojnë idetë e tyre
dhe përgatiten moralisht dhe fillojnë betejën me zemra të qeta, dhe korrin
fitore në betejë.
ÇKA NUK I LEJOHET
Të papastrit (xhunubit) nuk i lejohen:
1. Namazi, pa marrë parasysh a është farz aponafile.
2. Tavafi.
3. Qëndrimi në “Xhami“ ose hyrja në xhami.
– Nëse personi është i papastër (xhunub), ndërsa ujë ka vetëm në
xhami, merr tejemum dhe hynë në xhami me marrë ujin për abdest.
– Nëse personi është i papastër (xhunub) dhe patjetër duhet të
strehohet në xhami për t’u mbrojtur nga egërsira, armiku, merr tejemum
dhe hynë në xhami.
– Nëse personi është i papastër flenë në xhami dhe zgjohet i
papastër, merr tejemum dhe del menjëherë nga xhamia ose vazhdon
qëndrimin nëse është i detyruar.
4. Me mbajt ose me prekë mus`hafin.
– lejohet me mbajt mus`hafin nëse është në çantë ose me
mbështjellës.
5. Leximi i Kur`anit apo i ndonjë ajeti tëKur`anit.
– Bismilahi rrahmani rrahimë: është ajeti i Kur`anit, por lejohet
nëse personi xhunub ka për qëllim fillimin e një pune, e jo këndimin si
ajet kur`anor.
– “Rabenagfir lij ve li valideje ve lil mu`minine jeume jekumul
hisab”, është ajet kur`anor por lejohet për të papastrin me e thënë nëse ka
për qëllim lutje e jo këndimi si ajet kur’anor.
– Me ia tërheq vërejtjen pabesimtarit “Kul huvallahu ehad“ edhe
pse është ajet kur`anor lejohet.