A lejohet të prehet Kurban kafsha e egër?

Përgjigjja:

Kemi:

  • Kafshë shtëpiake dhe
  • Kafshë të egra (jo shtëpiake).

Me fjalë të tjera:

  • Dhi shtëpiake (të buta) dhe
  • Dhi të egër.

Po ashtu:

  • Buallica shtëpiake dhe
  • Buallica të egra.

Lopë shtëpiake dhe Lopë jo-shtëpiake si p.sh. Bizonët etj.

Dhia e egër, Buallica e egër, Bizoni (Lopët e egra), kaprolli etj. janë kafshë të egra, mishi i të cilave mund të konsumohet, mirëpo edhe pse mishi i këtyre kafshëve të egra lejohet të konsumohet, nuk lejohen të prehen kurban, sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit”. (El-Haxh, 34)

Po ashtu nuk kemi dëgjuar se ndonjë prej Sahabëve të ketë prerë kurban prej kafshëve të egra.

Që kurbani të arrijë moshën e caktuar dhe të paraparë:

Delja dhe dhia duhet t’i kenë një vit të plotë e më shumë;

Lopa dhe buallica duhet t’i kenë dy vjet e më shumë;

Deveja duhet t’i ketë pesë vjet e më shumë.

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Më është parashtruar pyetja, po e jap përgjijgen”

Lini një koment