Urtësia e Asijës dhe e Musait a.s. kur ishte fëmijë – |
Firauni e mori në prehër.
Musai ia tërhoqi fort mjekrën Faraonit dhe i shkuli një qime.
Më pas i ra me një shuplakë.
Pastaj e mori kamxhikun që mbante në dorë Faraoni dhe e qëlloi.
Faraoni u nevrikos shumë dhe tha:
“Ja ky qenka armiku që kërkoj unë!..”
Pastaj, Firauni vendosi ta vriste Musain.
Asija, e dëgjoi këtë vendim dhe erdhi me të shpejtë, duke thënë:
“Ai është fëmijë, nuk kupton se çfarë bën! Po deshe, le ta vëmë në provë.”
Le t’i vendosim para:
– Një pjatë me diamante e rubin dhe
– një pjatë me prush.
Nëse fëmija merr diamantet, do të thotë që është i mençur.
Nëse merr prushin, dije se ai është vetëm një fëmijë që s’di se çfarë bën!
Faraoni e pranoi këtë propozim.
Menjëherë i sollën dy pjata:
– Njërën me diamante
– tjetrën me prush.
Musai po e çonte dorën tek pjata me diamante.
Xhibrili a.s. ndërhyri me urdhër të Allahut dhe ia shtyu dorën drejt pjatës tjetër.
Musai kapi një copë prush dhe e futi në gojë.
Gjuha iu dogj dhe kur u rrit nuk i shqiptonte mirë fjalët.
Faraoni tha: – Po, është fëmijë prandaj veproi ashtu!
Më pas Firauni e fali Musain.
–
Dr. Musli Vërbani